Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE zvKM Selmanaj takoi përfaqësues nga Qendra e Biznesit- Suharekë

zvKM Selmanaj takoi përfaqësues nga Qendra e Biznesit- Suharekë

Prishtinë, 16 shtator 2020

Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u takua me z.Gani Sallauka përfaqësues i Qendrës për Biznes në Suharekë. Përgjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave në të cilat po hasin bizneset kosovare gjatë pandemisë, si dhe rreth metodave efikase për përkrahje ndaj prodhuesve dhe eksportuesve vendorë.

Zëvendëskryeministri Selmanaj, pranoi një dokument me një sërë rekomandimesh të nxjerra nga kjo qendër, të cilat korrespondojnë me pakon e rimëkëmbjes ekonomike të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Njëherit, zëvendëskryeministri Selmanaj u zotua që Qeveria e Republikës së Kosovës do të trajtojë me kujdes të gjitha rekomandimet e marra, dhe do të shikohen mundësitë që rekomandimet e tilla eventualisht të inkorporohen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Call: +38349676773

Most Popular

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Strategjia Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit

Ministri Veliu mbajti takimin e parë me Grupin Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit...

Recent Comments