Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeKRYESOREzvKM Bislimi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

zvKM Bislimi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e takoi sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ambasadori Kolly e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja, pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai theksoi që Republika e Kosovës e ka mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në zbatimin e prioriteteve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ambasadori zviceran tha se iniciativa e Qeverisë për planifikimin dhe koordinimin e programit është hap pozitiv që do ta lehtësojë funksionimin e institucioneve.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Kolly për vizitën, si dhe për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në takim u diskutua edhe për situatën e tanishme me pandeminë Covid-19, si dhe për çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments