Wednesday, May 12, 2021
spot_img
HomeBotaEUzvKM Besnik Bislimi priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në...

zvKM Besnik Bislimi priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi Ambasadorin Szunyog për hapat që po ndërmerren rreth skanimit të gjendjes aktuale dhe formimit të strukturave implementuese të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi i dorëzoi ambasadorit Szunyog përmbledhjen e parë për Raportin e Kosovës 2021, duke shfaqur optimizëm se raportet e ardhshme do të kenë një përmbajtje akoma më cilësore.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria nuk ka qenë asnjëherë më kompakte dhe e drejtuar drejt një qëllimi të përbashkët, dhe siç u shpreh ai, besojmë që kjo do të reflektohet në fushën e integrimeve evropiane.


spot_img

Most Popular

Recent Comments