Njerëzimi shenoi edhe një arritje të jashtëzakonshme e kombinuar mes teknologjisë dhe astronautikës.
Zbarkimi në Planetin Mars i makinës së quajtur Perservirance (Këmbëngulja) është arritje historike e cila do ti prijë hulumtimit të planetit Mars për mundësi të jetës në planetin e kuq.
60 vite të ekplorimit të mundësive për të zbarkuar në Mars u kurorëzuan me fitore të madhe për NASA e cila tani e 7 muaj po fulturonte drejt Marsit në një largësi afër 500 milion kilometra nga planeti Tokë me makinën Perservirance e cila zbarkoi afër kraterit që besohet të ketë pasur burime uji.