Friday, January 22, 2021
Home KRYESORE Dita së Evropës 9 Maj 2020

Dita së Evropës 9 Maj 2020

Shtatëdhjetë vite më parë, një Evropian i madh, doli me një ide po aq të madhe: atë për Evropën e bashkuar.“Deklarata Schuman” e 9 majit të vitit 1950, hapi rrugën, jo vetëm për Tregun e Përbashkët, por edhe për vlerat e përbashkëta.

Për një lidhje shtetesh, të bashkuar në diversitet. Bashkimi Evropian, pra është një projekt paqe; e zgjerimi i tij, një gjeopolitikë unifikuese, që bashkoi Evropën e ndarë. Por, Evropa nuk është e plotë, as pas shtatë dekadash.

 Ballkani Përendimor mbetet ende jashtë portave të Brukselit. Dy dekada të përspektivës evropiane: nga Zagreb i 2000 në Zagrebin 2020; mbajtën premtime për gjashtë shtetet aspiruese, për t’u bërë pjesë e familjes së bashkuar evropiane. Por vetëm premtimet nuk mjaftojnë. Metodologjia e re e zgjerimit e BE-së,duhet  të përcillet edhe me një Plan Marshall për Ballkanin Përendimor. Brukseli do tëduhej sa më shpejtë t’a evropianizojë Ballkanin, para se ai t’a ballkanizojë Evropën. Për Republikën e Kosovës, anëtarësimi në BE mbetet orientimi ynë strategjik; jo për shkak të Brukselit, por për ne dhe fëmijët tanë.

Anëtarësimin tonë në BE, nuk e bëjmë, sepse kështu e kërkon politika dhe teknika, por pse e kërkojnë shumica dërmuese e qytetarëve tanë. Pra:

Ata, që Kosovën e shohin si pjesëtë BE-së.

Ata, që besojnë në idenë evropiane, si diçka reale dhe jovirtuale.

Dhe ata, që Evropën duan ta edhe prekin realisht, duke qarkulluar lirshëm-pa viza-brenda kufijve të Shëngenit.

Me shpresë, se ditëlindjen e ardhshme, do t’a festojmë së bashku, me evropianët e tjerë.

Evropë,Urime ditëlindja!

Most Popular

Recent Comments