Tuesday, January 19, 2021
Home Trende Vula apostile/ verifikuese bëhen online

Vula apostile/ verifikuese bëhen online

Prishtinë, 4 gusht 2020

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile.

Të gjithë qytetarët për të marr këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: https://arcterminet.rks-gov.net

Kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes, apo personi i autorizuar.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve.

Most Popular

Recent Comments