Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREVotën ma vodhët Kokat do bien

Votën ma vodhët Kokat do bien

29 Maj 2020

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Presidenti Thaçi ma Vodhi Votën, Kokat do të Bien

Pas zyrtarizimit të vjedhjes së votës nga grupi PLAN, Gjykata Kushtetuese vërtetoi se vendimi i tyre tregon se politika e regjimit të vjetër dhe gjyqtarët e kushtetueses për interesa personale shkelin mbi Vullnetin e Popullit dhe Kushtetuten e Republikes.

Tani qe u krijua nji precedent i ri, ose duhet të ketë përmbysje të regjimit të vjetër dhe duhet kokat të bien (figurativisht) ose në ketë vend nuk do të ketë demokraci edhe për dekadat në vijim.

Kjo që po ndodhë në Kosovë është Vulosja e faktit se kleptokratet të veshur nga politika të cilët e kan dërmuar këtë popull për 20 vite, ata i kan mekanizmat të marrin vendime që janë anti-Kushtetuese dhe jo-Demokratike.

Avdullah Hoti KURR nuk do të bëhet Kryeminister.

Figurativisht Kokat do të Bien, tani është momentumi, ose do të bien kokat e çmendura që tani e 20 vite punojnë kundër interesave Kombëtare ose ky vend do të zhytet në paturpsi edhe me thellë se që është tani dhe do të kalojnë gjenerata e gjenerata për ta pastruar Republiken nga Kleptokracia e instaluar para syve të ndërkombëtarëve.

Ditet ne vijim janë vendimtare, ata të cilët e duan vendin të jetë i të gjithëve dhe demokratik, do te duhej të bëhen gati për betejën finale kundër PLANit.

spot_img

Most Popular

Recent Comments