Tuesday, June 15, 2021
spot_img
HomeBotaEUVotat e Diasporës në Plehra?!

Votat e Diasporës në Plehra?!

Ky është një aksion simbolik pran Konzullatës së Rep. së Kosovës nga Shoqata e Studenteve Shqiptarë të Gjenevës.

Ata shfaqin pakënaqsinë e tyre me qëndrimin zyrtarë të ambasadave dhe konzullatave të Kosovës anembanë botës të cilat Nuk i asistojnë mërgatën tonë që të votojnë në zgjedhjet në vendin e tyre amë.

Kërkesa e kahmotshme e mërgatës apo diasporës është që Ambasadat të shërbejnë si Qendra Votimi ndërsa zgjedhjet të organizohen edhe në vendvotime në qytete më të mëdha ku jetojnë Shqiptarët.

Lexoni deklaratën e Shoqatës në vijim:

Duke u bazuar në deklaratën tonë, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë. 

Ky veprim synon të denoncojë mungesën e vullnetit politik nga ana e institucioneve tona për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare të diasporës. 

Të gjitha pengesat që ne parashtrojmë në njoftimin “Vota e Diasporës” janë vendosur për të parandaluar ushtrimin e së drejtës së votës.  

Ky veprim merr kuptim në Konsullatë sepse është vendi që përfaqëson shtetin e Kosovës. Insistojmë në faktin se asnjë individ që punon në Konsullatë nuk është në shënjestër të këtij veprimi. 

Konsiderojmë se ky vend u përket qytetarëve të Kosovës dhe se zyrtarët e tij u shërbejnë njerëzve dhe jo e kundërta. Për më tepër, Shteti i Kosovës duhet të garantojë burimet njerëzore dhe financiare për t’i mundësuar Ambasadat dhe Konsullatat të kryejnë procesin zgjedhor.  

 Në këtë drejtim, simbolikisht ua lehtësojmë punën organeve tona shtetërore. Preferuam të transmetonim votat e diasporës në qese mbeturinash sepse besojmë se ky është fati i tyre. 

ShSShGj

spot_img

Most Popular

Recent Comments