Monday, April 12, 2021
spot_img
HomeKRYESOREVjosa Osmani: Platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit frymëzim për forcimin...

Vjosa Osmani: Platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit frymëzim për forcimin e shtetit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka marrë pjesë në Ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Ajo ka vendosur lule në kompleksin e figurave të kësaj ngjarjeje historike dhe ka thënë se Platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit duhet të shërbejë si frymëzim për forcimin e shtetit të Kosovës, unitetin e faktorit politik mbi bazën e parimit të paprekshmërisë së kufijve aktualë të Kosovës, paprekshmërisë së sovranitetit të vendit si dhe të rendit kushtetues.

“Lidhja e Prizrenit e vulosi orientimin tonë properëndimor. Na duhet një Lidhje e re për shtetin e Kosovës, në mënyrë që nesër ky vend të jetë strehë e sigurt ku jetojnë dinjitetshëm të gjithë qytetarët pa dallim”, është shprehur zonja Osmani.​

spot_img

Most Popular

Recent Comments