Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREVjosa Osmani: Paqja ndërshtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1643 familjeve...

Vjosa Osmani: Paqja ndërshtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1643 familjeve të të pagjeturve të Kosovës

Mesazhi i plotë: 

Sot Kosova dhe e gjithë bota shënon DitënNdërkombëtare të të Zhdukurve. Ditë kjo në funksiontë ngritjes së zërit për të zbardhur fatin e të gjithë atyreqë nuk janë në mesin tonë, fati i të cilëve përbënshqetësim jo vetëm për familjarët, por për shoqërinë nëpërgjithësi.

Dy dekada pas luftës, të zhdukurit me dhunë mbesinplaga më e madhe dhe më e dhimbshme e shtetit tonë. Janë 1643 fate jetësore për të cilat institucionet nukarritën të bëjnë asgjë përgjatë këtyre 21 vjetëve. Sot, pesha e fatit të tyre rëndon mbi secilin politikan tëKosovës. Mbi ne bie përgjegjësia e zbardhjes së fatit tësecilit, ndërkaq pesha e fajit bie mbi shtetin e Serbisë.

Sot kur Kosova zhvillon negociata me këtë shtet qëkreu veprime gjenocidale, për të arritur atë që po quhetMarrëveshje Përfundimtare, para nesh shfaqet portreti isecilit të zhdukur. Sot ne nuk e kemi një përgjigjepërfundimtare për familjarët e tyre, siç nuk e kemi as argumentin kryesor: si mund të ketë një marrëveshjepërfundimtare me Serbinë teksa nuk e dimë ku i keminjerëzit tanë, të cilët ajo i mori dhunshëm! Rrjedhimisht duket e pamundshme dhe anakronike njëmarrëveshje përfundimtare pa zbardhje të fatit të tëzhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb. Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet. Paqja ndërshtetërore e ka parakushtpaqen shpirtërore të 1643 familjeve në Kosovë!

spot_img

Most Popular

Recent Comments