Sunday, January 24, 2021
Home KRYESORE Vetëvendosje: Të shkarkohet zv.Kryeministri Driton Selmanaj!

Vetëvendosje: Të shkarkohet zv.Kryeministri Driton Selmanaj!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj, Liburn Aliu, kërkoi shkarkimin e zv. kryeministrit, Driton Selmanaj.

Arsyeja për kërkesën për shkarkim të Selmanajt deputeti Liburn Aliu tha se janë deklaratat e fundit të Driton Selmanajt në interpelancën për të pagjeturit të cilat u zgjeruan më pas në televizionet e Kosovës.“Një qëndrim i tillë është i papranueshëm. Së pari nga pikëpamja morale, së dyti sepse është në mungesë të thellë respekti ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre, së treti sepse dëmton në mënyrë të pakorrigjueshme pozicionin shtetëror të Kosovës kudo”, tha Aliu. Duke kujtuar që kjo qeveri e paligjshme vazhdon të jetë e kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, Aliu tha se qëndrimet e Driton Selmanajt janë përtej çdo çështje që kemi në raport me formimin e qeverisë pa zgjedhje.“Çështja e personave të pagjetur nuk është çështje subjekti politik apo individi, por është çeshtje dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike.

Bashkë me dëshmorët, dhe të gjithë kontribuesit për lirinë e vendit, çështja e personave të pagjetur, përbën shtyllë identitare të shtetit të Kosovës dhe vlerë të paprekshme. Andaj dhe në këtë pikë nuk mund të ketë tolerancë”, tha ai. Duke iu referuar reagimit qytetarë, indinjatës së madhe në shoqëri për shkak të qëndrimeve të shprehura nga Selmanaj, Liburn Aliu tha se ai nuk është më i mirëseardhur në Kuvendin e Kosovës dhe kërkoi shkarkimin e tij. “Çdo ditë që kalon pa marrë masa për largimin e Driton Selmanajt nga pozicioni i zëvendëskryeministrit nga Qeveria e Republikës së Kosovës është dëmtim përveçse dhe fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ndaj, i apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur, ky dhe është qëndrimi ynë, në solidarizim me indinjatën e thellë të qytetarëve dhe familjeve të viktimave. Presim që sa më parë, të njëjtin të largojnë pra shkarkojnë nga pozita zyrtare që mban.”

Most Popular

Recent Comments