Saturday, December 4, 2021
spot_img
HomeTrendeKombëtareVëllazërorja Kosovë Shqipëri

Vëllazërorja Kosovë Shqipëri

Sot në orën 16:00 në Elbasan Arena do të zhvillohet ndeshja vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila për shkaqe shëndetësore do të luhet pa shikues.

Edy Reja trajneri i Shqipërisë i gëzohet këtij ballafaqimi dhe theksoi se do të bëjë disa eksperimente në formacionin kundër Kosovës, do të luajnë me skemën 4-3-1-2, derisa trajneri i Kosovës, Bernard Challendes i cili ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus Covid19, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës. Ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Challendes e cilësoi si të panevojshme këtë miqësore në këtë kohë pandemie si dhe para dy sfidave me Slloveninë dhe me Moldavinë.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dardanë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për përballjen me kuqezinjtë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments