Monday, September 27, 2021
spot_img
HomeKRYESOREVëllai i madh të rrafë dhe nuk të lë të qash

Vëllai i madh të rrafë dhe nuk të lë të qash

Avni Abazi
Avni Abazi

New York

Episodi i dytë: Revulucioni

Në rrugëtim tonë me vëllëzërit e vëllazërim-bashkimit komunist të ish Jugosllavisë mësuam që çdo gjë që ndahej në mesin tonë, ne gjithmonë merrnim pjesët e mbetura të tortës dhe asnjëherë nuk na linin të uleshim në mënyrë të barabartë në sofrën e madhe jugosllave. Prindërit tanë zakonisht na ngushëllonin duke na thënë se “do bëhet mirë”, sepse ne kemi Shqipërinë mëmë dhe Amerikën babë dhe se kjo situatë në të cilēn ndodhemi tani, është e përkoheshme! “Ne duhet të edukohemi dhë vetëm me shkollë mund t’i mundim vëllezërit e birësuar me zor nën Jugosllavi”. Na mësuan që edhe kur ta hamë tortën të dalë afati, ose kur ballafaqohemi me kërbaçin e policit, duhet të qëndrojmë krenar dhe të patrembur. Duke i luftuar vazhdimisht vllëzerit sllavë, ne mbërrijtëm të krijonim imunitet të hekurt përballë çdo përbuzjeje e sulmi sado banal që mund të ketë qenë, madje në disa raste ndjeheshim superior me sportistë, artistë e intelektualë, që filluan të godasnin Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, që ishte koka e urrejtjes dhe përbuzjes ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Vitet kalonin dhe kosovarët e vegjël me sherrin e madh, mbërrijtën që nga protestat e tyre në rrugë e deri të fjalimet e shkrimtarëve shqiptarë në Beograd, të tundnin Jugosllavinë, e cila më pastaj të thyhej përtokë e të përplasej në mes vete, sa për t’i deshmuar botës se nuk ishin vetëm shqiptarët të pakënaqur me shtetin artificial, por në fakt çdo sllav pos serbëve ishte i pashpresë dhe kerkonte pavarësinë e vet. Lufta për nënshtrim total ishte menduar të fillonte në Kosovë, por një bir dardan dhe më kozmopolit se europianet dhe amerikanët e kohës, bëri politikë paqësore dhe luftën e barti në Bosnjë e Kroaci, me ç’rast luftohej për tokë e haraç nga ish-vëllezërit sllavo-komunistë, ndërsa ne, në krye me pacifistin e shekullit në anën tjetër, mbërrijtëm të ndërtojmë lidhje të forta me vëllaun tonë natyral Shqipërinë dhe Amerikën si superfuqi.

Për gati tre dekada, rinia kosovare e ushqyer me bukë e lëng nga supernënat kosovare, e veshur e mbathur nga diaspora, e frymezuar me patriotizëm nga Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, e udhëhequr nga burri i urtë Anton Çeta dhe Gjarprinjet e Gjakut te Adem Demaqit, por edhe e mbushur me dije nga romansierët e patrembur të Universitetit të Prishtinës dhe të udhëhequr nga urtia e popullit, mbërrijtëm t’i sfidonin barrierat e një shteti siç ishte Jugosllavia, e udhëhequr nga diktatura më moderne e kohës dhe të organizonin shtetin parallel, i cili na dërgoi në luftën çlirimtare të shtetit që sot e kemi.

Prit pak… Me duket dola nga tema?! Në fakt jo, sepse të gjitha këto janë të vërteta, edhe pse tani nga këndvështrimi modern i IPhone-ve dhe gjeneratës së re, do mund të duket e pabesueshme. T’i thuash sot një tetëmbëdhjetë vjeçari që Faruk Begolli ishte i dyti pas Titos i njohur në një shtet me 28 milion banorë! T’i thuash se pajtimi i gjaqeve në fakt është kulmi i idealizmit modern, që s’ka vend a shoqëri në botë, që t’i ketë ndodhur dhe t’i thuash që Prishtina e ka mundur Partizanin midis Beogradit. Do të dukej më shumë se fontanë deshirash. Por jo… Ne jemi “Unë biri yt Kosovë”, që kemi humbur udhën dhe nese nuk kthehemi ta gjejmë vegëzën se ku e humbëm këtë udhë, vërtetë do jemi “Unë armiku yt Kosovë”, siç po na thonë mbeshtetësit e Trump-it, se nuk është Trumpi për marrëveshjen, po jeni vet armiqtë e Kosovës.

Prit!… Ishim të lufta që nisi në Kosovë dhe mbështetja që e pati Kosova nga vëllezerit e saj të mëdhenjë. Mbaj mend si sot, rënien me familje të Adem Jasharit dhe lotët e komentatores se lajmeve, kur dha lajmin për vdekjen e tij. I kujtoj thashethëmet që qarkullonin se nuk ka ‘vdekë’ Ademi, por është propagandë e armikut lajmi për vdekjen e tij dhe shumë gjëra tjera që t’i mendosh sot është si ëndërr e pamundur të ndodhe në realitet. Megjithatë, luftërat në terren ndodhnin bashkë me përpjekjet për paqe në diplomaci nga pothuajse të gjithë, prej Rusisë e Kinës qē ishin kundër Kosovës e deri tek Amerika e Britania e Madhe, që më 24 mars, vendosën ta përshëndesin Beogradin me raketa e bomba nga ajri. Ajo që një popull i tërë e donin, ndodhi më në fund. Kishte entuziazëm dhe besim, që fitorja është afër.

Ku mbetëm? Po, te vëllai i madh që na priti “të madh e të vogël” gjatë kohës se luftës në Kosovë. Ishte rrëqethëse të shikoje mijëra të zhvendosur në Kukës, që priteshin nga banorët lokalë me plot mirësjellje. Më kujtohet një nenë rreth të gjashtëdhjetave, e cila doli nga një strehimore dhe rrembimthi hodhi shaminë përtoke. “Kurrë më nuk do ta vendosi këtë dreq”, derisa vajza e saj i qendronte afër dhe si fshehurazi prapa shpinës se saj e mori shaminë dhe e vendosi tek një çantë e saj! Nëna e shikoj the i tha: “Kot e merr atë shami, sepse unë jam nënë si motrat e mia këtu në Shqipëri!”. Një gazetar britanik më pyeti ӓfarë po ndodhte?! Pse grinden nëna me të bijën?! I tregova për çfarë flitnin dhe duke qeshur tha: “Çfarë teme e bukur për trajtim!?”. Në fakt, reportazhi i tij televiziv ishte i mbushur me pamje me gra te mbuluara në kampet e Kukësit, por reportazhi i vërtetë i jetës pas luftës në Kosovë dukej pa mbulesa dhe plot shpresë deri sa filloi të inkuadrohet feja me mbulesën e saj. I gjithë ky narracion i gjatë për villain e madh, vetëm për të treguar që e keqja e madhe më emrin luftë na bëri bashkë me Shqipërinë dhe dëshmoi që shqiptarët si popull janë një, por udheheqësit i kanë të këqinj. Revulucioni i femrës kosovare ndodhi pikërisht në kohën kur Serbia na përzuri në Shqipëri.

To be continued…

spot_img

Most Popular

Recent Comments