Wednesday, July 28, 2021
spot_img
HomeBotaEUVAZHDON PROPAGANDA E OPOZITËS

VAZHDON PROPAGANDA E OPOZITËS

Shkruan Sender Musliu, Bruksel

Skender Musliu

Që nga formimi i institucioneve të Kosovës, opozita ka ndërmarrë një fushatë propaganduese kundër Qeverisë Kurti 2. Më së miri kjo u pa në dy mbledhjet e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku u debatua për pandeminë dhe sigurimin e vaksinave si dhe shumë çështje nga qeverisjet e kaluara.

Është interesant të përmendim se kryetarët e partive opozitare dhe politikanët  më me përvojë sillen si amator politik, ngase  për çdo iniciativë dhe veprim të Qeverisë, reagojnë në mënyrë histerike duke dashur që opinioni t’i harrojë vendimet e tyre antikombëtare me karakter ireversibil, sikurse formimin e « Zajednicës », Ligjin mbi Demarkacionin, formimin e Gjykatës Speciale të Hagës, instalimin e korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar. 

Kështu  për shembull, Enver Hoxhaj kërkon nga kryeministri Kurti që të zhdukurit të jenë tema e parë e dialogut si dhe t’a kthejë kufirin e Kosovës në Çakor dhe Zhleb. Por ku ishte Enver Hoxhaj kur shefi i tij, Hashim Thaqi me kuislingun, Isa Mustafën hartuan dhe miratuan Ligjin mbi Demarkacionin me çka ia falën Malit të Zi 8.200 ha tokë, që Enver Hoxhaj vet  e votoi. PDK-ja si parti politike e dalur nga lufta, nga aspekti moral, është dashur të kishte një qasje shumë më serioze për të pagjeturit, mirëpo ajo plotësisht ka dështuar, kryesisht me fajin e shefit të tij Hashim Thaqit, i cili dialogun e ka zhvilluar në drejtim të gabuar, jo vetëm për të pagjeturit, por në të gjitha kuptimet. Kurse tani ai kërkon që Albin Kurti t’ia përmirsoi gabimet e tyre që i kanë bërë me plot vetëdije, është ironike !

Kurse Arben Gashi ende vazhdon të thot se prsidentja Zonja Osmani është zgjedhur me pazare politike dhe se sikur LDK-ja të ishte në pushtet liberalizimi i vizave do të ishte kryer. 

Por Arben Gashi po harron se pikërisht shefi i tij, Isa Mustafa përmes pazareve politike, manipulimeve,  intrigave dhe mashtrimeve, e ka sjellë LDK-ën në pushtet, kurse Zonjën Osmani votat e sovranit e kanë bërë presidente e jo pazaret ploitike. 

Për liberalizimin e vizave, LDK-ja deri para një muaji ishte në pushtet, pse nuk i liberalizoi vizat ? Kjo nuk do të ndodhë derisa nuk luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, që LDK-ja dhe PDK-ja e kanë instaluar, sepse ky është kushti i vetëm nga BE-ja për liberalizimin e vizave, por këte do t’a bëjë Qeveria Kurti, duke i luftuar këto fenomene.

Kryetari i AAK-ës, kërkon hapjen e sallave për dasma si dhe të hiqet ora policore ! Këto kërkesa janë të papërgjegjshme, sepse derisa shumë vende të Europës Perëndimore janë nën masa, e sidomos Gjermania para pak ditëve i ashpërsoi ato, në veçanti me paraqitjen e variantit të virusit nga India, i cili është më i rrezikshëm që përhapet me shpejtësi edhe më të madhe, politikanët tanë kërkojnë zbutjen e masave. 

Në shumë shtete europiane, edhe përkundër infrastrukturës më të avancuar spitalore, aplikojnë masa preventive, kështu për një vit ende janë të mbyllura restorantet, baret dhe kafiteritë me qëllim që të mbrohet shëndeti publik. 

Pikërisht dasmat dhe gastronomia mund të jenë vatrat më të rrezikshme për përhapjen e pandemisë, e sidomos në Kosovë ku nuk rrespektohen masat, prandaj nuk duhet t’i bëhet presion Qeverisë për zbutjen e tyre.

Prej kur opozita, pas dy dekadave sundimi, humbi pushtetin, ajo po instalon gjuhën e urrejtjes, ofendimit dhe nënçmimit, sikurse nëpër media ashtu edhe nëpër institucionet shtetërore, duke dashur t’i pengojnë reformat e paralajmëruara nga Qeveria.

Sjelljet dhe veprimet e pajustifikuara të opozitës, gjithnjë e më tepër po bëhen të pakuptueshme, të shkëputura nga realiteti, me lajme të rrejshme që kanë për qëllim manipulimin e opinionit publik.

Në këtë kontekst ishin edhe kritikat dhe sulmet  e orkestruara nga opozita në mbledhjen e fundit të Kuvendit, kundër Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, kinse për mossigurimin e vaksinave. 

Kjo Qeveri ,në pushtet është vetëm një muaj, kurse Qeveria e kaluar për një vit, e ka patur kohën e duhur dhe mundësinë t’a bëjë sigurimin e vaksinave, pse atëherë nuk ishin klaq të zëshëm, por tani !? 

Për fat të keq, këto sjellje dhe kritika bëhen nga politikan të dështuar, të konsumuar dhe të pa realizuar, që për qëllim kanë minimin e punës së Qeverisë më legjitime që Kosova ka patur ndonjëherë.

Por edhe përkundër kritikave provokuese dhe denigruese, duhet përgëzuar Zonjën Vjosa Osmanin dhe Zotin Kurti për qetësinë, mençurinë, maturinë dhe edukatën politike dhe vendosmërinë e tyre për mos t’u marrë me politikanët arrogant, duke i lënë ata si zorrë qorri.

Si po duket një pjesë e opozitës dhe të ashtuquajturve analist dhe gazetarë të paguar, ende nuk po mund të pajtohen me faktin se LVV-ja dhe Lista « Guxo » janë në pushtet me votat e qytetarëve, prandaj edhe  kanë rëne në depresion, dhe sa më parë e kuptojnë realitetin, aq më shpejt do të dalin nga ky ankth.

Bruksel, 29 Prill 2021                                                     Skender Musliu, jurist i diplomuar

spot_img

Most Popular

Recent Comments