Monday, January 18, 2021
Home KRYESORE VARFËROHET BURSA, TRASHET LLUKSI I PUSHTETARËVE

VARFËROHET BURSA, TRASHET LLUKSI I PUSHTETARËVE

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave universtare për studentët e nivelit të studimeve themelore për vitin akademik 2020/2021.

Megjithatë, studentët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme të këtij konkursi do të përfitojnë 50 euro më pak sesa në vitin e kaluar.Për vitin akademik 2019/2020 shuma e bursës universitare ishte 650 euro, kurse këtë vit shuma e bursës që do të ndahet do të jetë 600 euro.

Duket se kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia globale COVID-19 vlen vetëm për studentët. Fat të tillë, të keq, nuk kanë edhe punëtorët e Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës që pavarësisht krizës ekonomike do të përfitojnë nga 600 euro për festat e fundvitit.

Derisa ne si organizatë studentore kemi bërë dhjetëra kërkesa për heqjen e të gjitha tarifave për shkollim për këtë vit akademik, kërkesë e cila jo vetëm që nuk u realizua, por tani po shohim edhe zbritjen e shumës së bursës universitare kur duhet të ndodhte krejtësisht e kundërta.

Ky është edhe një moment tjetër që dëshmon që të rinjtë nuk janë prioritet dhe interes i këtyre institucioneve, prandaj ne duhet të jemi bashkë për të ngritur zërin në lidhje me këtë dhe shumë padrejtësi tjera që i bëhen studentëve. Të rinjtë tanë meritojnë shumë më shumë se kaq.

Most Popular

Recent Comments