Tuesday, July 27, 2021
spot_img
HomePersonaleUrimi për triumfatorët e 14 shkurtit 2021!

Urimi për triumfatorët e 14 shkurtit 2021!

Shkruan Safet Sadiku,

Safet Sadiku

Vargu i pakontrolluar!

Urime-urime shteti më i Ri, 

Urime Kosovë  me mbarësi, 

Për të gjithë këtë shqiptari!

Kosovë, fitove kryeministër dhe qeveri

Fitove presidenten për mrekulli!

Pa ndikimin e „fashistes moderne“ Serbi!
Urime shqiptartë e mi!

U kalitët në borë e shi!

Triumfuat dhe përballuat, Përmes egërsirës Pandemi!

Sqarimi dhe betimi u bë shtëpi për shtëpi,

Ju dëshmuat se doni veç demokraci!

Ndryshim të Ri, pa Serbi!

Por, KUVENDI sot u fut në histori!

Frymëmarrja liri e ndjenjës Dardani!

Shtangoi tërë argatët e diktatit Serbi!

Kjo liri dhe ky votim, në kuvendin e vendit tim, Solli një vendim; „pavarësim  dhe çlirim“! Solli presidenten e vendit me afirim; NJË ZONJË! Solli karakterin e femrës burrërore! Siç e kemi përjetuar gjatë historisë arbërore!

Albenita dhe Adelina kanë vulosur me nënshkrim! Se për të votuarit e m`i  marrë vetë vendim! Ky vendim u interpretua më shumë se kushtrim! Ky u shfaq si deklarim për mësim, se kurrë më! Beogradi nuk vendos për persidenten e vendit tim! O sa gëzim sa mrekulli, fjala e Albenitës u fut në histori! Në Kuvendin e Kosovës për liri!, U tund korrupcioni dhe termi  „Serbi“!
Urime Kosovë, urime shqiptarë!, dhe qytetarë!

Urime Kryministër Albin Kurti!

Urime Presidente Vjosa Osmani!

Urime Kryekuvendar Glauk Konjufca!

Ju priftë e mbara me përkushtim  dhe punë të mbarë!

Uroj me shembuj çdo ditë ta dëshmoni fjalën çlirimtarë!

spot_img

Most Popular

Recent Comments