Tuesday, October 26, 2021
spot_img
HomeKRYESOREU.d Ministri Sveçla vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

U.d Ministri Sveçla vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu, z. Naim Ternava.
Në këtë takim u bisedua për përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në luftën kundër pandemisë me Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe disiplinë nga të gjithë qytetarët.
Me këtë rast Myftiu Ternava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-ut do të vazhdojnë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme.
Ndërsa ministri Sveçla falënderoi BIK-un dhe në veçanti Myftiun Ternava, për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektim të masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithë mbarshme për tejkalimin sa më mirë të kësaj situate.

spot_img

Most Popular

Recent Comments