Monday, April 12, 2021
spot_img
HomeKRYESORETrump Pranoje Humbjen i thot Melania e Jared Kushner

Trump Pranoje Humbjen i thot Melania e Jared Kushner

Rrethi i ngushtë i Trump janë të ndarē sa i perket pranimit të rezultatit të zgjedhjeve 2020 në të cilat doli fitues Joe Biden.

Siç raporton CNN, Gruaja e tij, Melania Trump dhe dhëndrri i Presidentit Trump, Jared Kushner e keshillojnë ta pranoj humbjen ndërsa djemt e tij janë kundër pranimit të humbjes.

Kundër pranimit të humbjes janë edhe disa bashkëpunëtor të afert të presidentit Trump siç janë Newt Gingrich dhe Richard Grenell të cilët ishin munduar të gjenin fakte rreth manipulimeve të pretenduara se kishin votuar edhe të Vdekurit por nuk patën sukses.

Djemt e Trumpit, Donald Jr dhe Eric janë duke punuar me keshilltarët e tij ligjor të gjejnë mundësi ligjore që ti padisin komisionet zgjedhore të shteteve Pensilvania, Georgia, Arizona dhe disa shteteve tjera që ishin vendimtare në rezultatin e zgjedhjeve, ti padisin ato në menyrë që tē behet rinumërimi i fletëvotimeve dhe nëndërkohë të gjejnē edhe parregullsi të tjera.

Presidenti Trump gjithashtu është duke u pregaditur të mbaj tubime të madhe publike në menyrë që të nxise më shumë perkrahje për të filluar raste tē reja gjyqësore pas të cilave shpreson ta përmbysë rezultatin ndaj Joe Biden.

spot_img

Most Popular

Recent Comments