Tuesday, June 15, 2021
spot_img
HomeKRYESORETrump iku bashkë me kodet Nukleare

Trump iku bashkë me kodet Nukleare

Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardh pa ceremoni të pranim–dorëzimit të detyrës së presidentit siç e do zakoni Amerikan.

Ai do te mbahet në mend si presidenti që thelloi ndarjen racore në Amerikë dhe si “pushtuesi” i Kongresit gjersa po mbaheshin punimet për certifikimin e rezultateve të votave elektorale.

Nga ngjarja e 6 Janarit kur u vandalizua Kongresi, janë grumbulluar afër 150mijë video dhe fotografi dhe janë burgosur më shumë se 100 pjesëmarrës nga ky akt i shëmtuar.

Para ikjes nga Shtepia e Bardhë presidentiTrump ia fali denimet disa bashkëpunetorëve të tij siç janë Steve Bannon ultra djathtisti njëherësh strateg i fushatës së Trump për mandadin e parë me të cilin i ndanë rrugët në vitin 2018.

Trump e fali edhe Kwame Kilpatrick kryetarin e Detroit i cili po vuante denimin prej 28 viteve për korrupcion, poashtu e fali reperin Kodak Black i cili tani e 4 vite po mbahej nën akuza për armë ilegale.

Para largimit Trump ia fali denimin 73 bashkëpunëtorëve dhe urdhëroi fillimin e lehtësimit të denimit për 70 persona tjerë.

Kodet nukleare do t’i dorzohen Presidentit Biden në orën 12:01 minut sipas orës lokale të Washington DC.

via NBC & POLITICO

spot_img

Most Popular

Recent Comments