Gazetari Joe Scarborough në emisionin e tij Morning Joe në MSNBC kritikoi ashpër presidentin Trump duke aluduar se Trumpi do të ‘vriste’ gazetarë sikur presidenti rus Putin, po të mundte pastaj të shpëtonte nga një veprim i tillë.
I gjith ky mllef i Morning Joe vjen pasiqë presidenti Trump ishte larguar nga intervista me gazetarēn Lesley Stahl e cila po i bënte pyetje të vështira në emisionin e famshmëm 60 Minuta e ku Trump qëndroi plot 37 minuta pastaj u largua nga intervista dhe më vonë filloi sulmet në Twitter ndaj gazetares Lesley Stahl, (video më poshtë).
Joe Scarborogh ish-mik i vjetër i Trump tani kritikues i ashpër i tij më tutje theksoi se Vladimir Putin pas vrasjes së gazetarëve të paktën është i gatshëm t’i përgjigjet pyetjeve të vështira.
Në këtë video në më pak se 1 minut Joe Scarborough krahason presidentin Trump me vrasës dhe diktatorë autokrat të Rusisë dhe Bellarusisë në krahasim me të cilët Trump as nuk mund ti përballoj pyetjet e vështira nga gazetarët Amerikanë thot Joe Scarborough.
Në këtë video mund të shihni momentin kur Trump largohet nga intervista.