Friday, December 3, 2021
spot_img
HomeBotaEUTRONDITË PLAKU I ZAJEQARIT NË VITIN 1987: „NE E KEMI KOSOVËN NË...

TRONDITË PLAKU I ZAJEQARIT NË VITIN 1987: „NE E KEMI KOSOVËN NË DORË, DHE DO TA KEMI, EDHE PËR NJË KOHË TË GJATË“!

Shkëputur nga dorshkrimet(2):

„Kosova në (n) burgun e burgut të burgut  të burgjeve të të burgosurëve e të burgosurit, e Atdheut tim…!“

Shkruan: Safet Sadiku

Safet Sadiku

Pjesë e përvojës jetësore:

C)“ Dhe grupi i tretë është grupi më i rrezikshëm që kanë punuar deri tani për shtetin okupator-Serbinë (dhe vende tjera)! Me këtë grup të korruptuar kërkohet program  i veçantë pune (hapja e dialogut të brendshëm me ta?) dhe në bazë të fakteve institucionet përgjegjëse do të duhej t’i trajtojnë individualisht për të gjitha dëmet financiare dhe imixhin ndërkombëtar që i kanë shkaktuar Kosovës (që nga paslufta e deri më sot, mars 1921)!?…“

                                                                        Marrë nga „Platforma Kombëtare“

…Gjendja e rëndë e shqiptarëve në tridhjetë vjetët e tranzicionit dhe mos arritja e mjaftueshme për të forcuar shtetin ligjor dhe konsolidimin e demokracisë  si dhe shkalla e lartë e papunësisë janë çështje që duken shumë hapur, pavrësisht se deri sot nuk janë trajtuar në aspektin e mirëfilltë se nga buron zanafilla e gjithë këtij mossuksesi!?

Padyshim se një nga faktorët që Serbia vazhdon të ketë ndikim në Kosovë dhe mjerisht po aq edhe në Shqipëri, nuk janë vetëm serbët e Kosovës “Raja“ që flasin shqipen, por janë edhe shqiptarët që përfaqësojnë institucionet e Kosovës, por e mbrojnë interesin e Serbisë! Kjo shtresë e shoqërisë është me vite e përgatitur dhe e paguar nga UDB dhe edhe sot e kësaj dite që nga paslufta deri më tani ata vazhdojnë të jenë aktivë  dhe në shërbim të Serbisë! Në këtë kuadër, ndërtimi i shtetit ligjor, për të mundësuar funksionimin e demorkracisë së brendshme, kjo çështje njëkohësisht direkt nënkupton edhe mbështetje nga politika ndërkombëtare ndaj politikave progresive të institucioneve të Kosovës!…

TRONDITË PLAKU I ZAJEQARIT NË VITIN 1987: „NE E KEMI KOSOVËN NË DORË, DHE DO TA KEMI, EDHE PËR NJË KOHË TË GJATË“!

…Disa muaj më parë, në fillim të vitit 1987 kishte ndodhur rasti i Aziz Kelmendit, i cili ju kishte kundër përgjigjur burrërisht, eprorëve ushtarakë serbë, pasi e ksihin provokuar rëndë!….

….Në fakt ishte biseduar disa herë brenda shtëpisë, që dikush nga familja do të shkonim për vizitë ushtarit tonë!. Pavarsisht se situata politike ishte rënduar shumë! Po më vërdalliseshin rreth meje, të shkoja me ta , spese dy „komshinj“ kishin vendosur të vinin edhe ata. Natyrisht për ushatrin do jetë një ditë e mirë, dhe çdo vizitë do të ishte e mirëseardhur!  …Dinim se Zajeqari ishte  në Serbi, dhe nga komunikimi  patëm marrë vesh se Komandant Kaserne ishte një shqiptar, të cilin e quanin Ramadan Qehaja.

Ditët po afronin dhe unë në ditën e shtunë, java e tretë e Qershorit të 1987 kisha për t’ u futur në provim! Nuk shkoja dot, mezi më zëvëndësoi  vëllau tjetër nga familja, plus ata dy veta….Njëri nga komshinjtë aso kohe mbante një dyqan ushqimor në lagje dhe ishte një lloj tregtari i vogël!

Atë ditë rruga u kishte vajtur mirë dhe në orët e paraditës kishin arritur në qytetin e Zajeqarit, dhe ishin ndalur në një kafe për të pyetur dikë për adresën se ku ndodhej kazerna?

…Krejt rastësisht kanë  takuar një plak, i cili ju kthej përgjigjen në gjuhën shqipe! , dhe ju tregon adresën e Kazernës. Të befasuar, grupi prej tre vetash , sa me habi shikonin, kur plaku po ju fliste një shqipe të pastër?! Ata mbetën të hutuar, se sa me hamendje filluan njohjen e parë në mes veti, në atë moment duke pyetur njëri-tjetrin! Në ndërkohë, plaku i pyet nga cili vend jeni në Kosovë? Bafti(Bahtiri) u dallojke në bisedë dhe si tregtar që ishte në lagjen tonë, e kishte me merak të fliste, sepse e kishte zanat nga dyqani, pasi që  gjithmonë fliste shumë  me klientët e tij,të pakicës serbe, të cilët vinin drejt rrugës së Ulqinit për Mitrovicë, nga Fusha e Pellgut(Zubi Potoku) ,nga Tregu i Ri (Novi Pazari)! Por, atë ditë ai ndodhej në Serbi, dhe në  bisedë e sipër porositën edhe një pije! Kur plakut i thanë se jemi nga Mitrovica, ai përsëri i pyeti nga cila lagje, cili fshat?! Këta po rrinin duke shikuar njëri-tjetrin, por plaku regoi duke ju treguar se: “e njoh atë vend dhe kam shërbyer me vitet të tëra, ju tha ai, deri sa jam pensionuar! „. Biseda po ndezej me avash dhe tema e nxehtë si gjithmonë ishte politika aktuale! Baftit nuk i rrihej rehat pa u krekosur pak, dhe pa thënë se ne do të fitojmë! Ku e thoshte atë fjalë !?, në mes të Serbisë! Po kujt i thoshte ? Një ish shefi të UDB-së, i cili kishte shërbyer në kohën e Rankoviqit dhe Kosovën e njihte në pëllëmbë të dorës! E njoh mirë edhe lagjen tuaj, Tavnikun, ( dhe zonat e banueshme për rreth Mitrovicës; Zhabarin, Shipolin!)etj. E dinte mirë edhe sa familje ishin paguar në ato lagje kur ishte ndërtuar rruga për në Ulqin!.

Ai i njihte shumë mirë edhe shumë fshatëra jo vetëm të Mitrovicës, por edhe të Vushtrrisë dhe Skenderajit! Pra, ai ju thoshte gjëra të prekshme, fakte!. E dinte mirë edhe „shtëpinë famkeqe në Broboniq“ ku policia e Rankoviqit kishte mbytur shumë njerëz për një fjalë goje, për një pushkë ose për një akuzë të tillë!? -E ke belerë puahkën?,s’e ke blerë pushkën?! Ky ishte provokimi dhe me qindëra veta u masakruan mizorisht!. Për një moment personat harruan përse kanë shkuar atje, të shtangur!, dhe u futen në një punë pa punë, por Bafti ishte nga goja tip problematik, përsëri donte ta bënte të vetën dhe donte ta mundte plakun me çdo kusht!. Dhe kur u ngrit tensioni nga muhabeti, jo kjo është gabim jo ajo është mirë etj.,etj., Në këtë moment plaku fare qetësisht u ngrit në këmbë dhe tha: „më prisni dhjetë minuta sa të shkojë në shtëpi dhe do ju  sjellë fakte, se sa trima jeni ju shqiptarët dhe ju tregoj sakt se cila është gjendja reale politike sot“!

…Këta nuk po besonin!, por po mendonin edhe më të keqen!, si do që të jetë, njëri kishte thënë; le të ndodhë çfafarë të ndodhë jemi tre veta, fundja?! Njëri nga shoqruesit po mendohej në këto çaste; fundja po hyejmë edhe ne në histori!? Ndërkaq, të tretit i vajti mendja te ushtari ! Hajde-hajde erdhëm për ta vizituar ushtarin, por jo tani të bëhemi ne „sebep“ për ta penguar apo dëmtuar dikë tjetër!, sepse pozita e ushtarit asokohe, pas `81-tës kudo  në ish APJ ishte shumë e ndieshme!

Por, nuk vonoi shumë kohë  dhe plaku erdhi pas pak, me një libër të trash nën sjetull! Befasi e madhe! Ai kishte „Librin Amëz“, i cili në kohën e Rankoviqit kishte shërbyer si shef i UDB-së në Mitrovicë dhe rajon plot 22 vite!  Dhe në atë pjesë të këtij Libri Amëz për rajonin e Mitrovicës me rrethinë,(përfshirë edhe Skenderajin dhe Vushtrrin)kishte  plot 380 familje shqiptare që i kanë shërbyer me devotshëmri regjimit të Rankoviqit, dhe sigurisht ato kanë vazhduar edhe tani në regjimin e Millosheviqit. Bafti dhe dy të tjerët kurioz për të ditur më shumë , por plaku për fillim  ju tregoi vetëm tre-katër emra, të cilët këta i njihnin dhe ai nuk harroi të pyeste a janë ende gjallë?!…

Një qetësi apsolute për momentin! U ndërprenë bisedat! Tërë po mendoheshin!? Pas pak, pluku filloi i pari me një zë të ultë, fare të ultë!? Unë dua t`iu them hapur dhe prerë: „Sido që të vjen puna Serbia do të jetë prezente në Kosovë, se ka investuar dhe vazhdimisht do të vazhdojë të investojë për të pasur gjithçka nën kontrollë, pikërisht te familjet shqiptare atje, të cilat janë besnike të Serbisë! Kohët edhe mund të ndryshojnë, por strategjia e Serbisë për të shijuar vlerat e Kosovës do të jetë gjithmonë aktive“,përfundon plaku!

Të befasuar me këtë deklaratë u përshëndetën dhe vazhduan rrugën tutje drejt kazernës.

Probleme me Kazernën, për lejen e ushtarit që pasditen ta kishte të lirë!

Nuk ishte as 10 KM  më tutje kazerna tjetër, ku para 3-4 muaj më parë Aziz Kelmendi në mbrojtje të vetës kishte shkruar historinë, i cili në vetëmbrojtje kishte vrarë disa ushtarë dhe eprorë të lartë. Kjo situatë dhe kjo ngjarje kishte pasur shumë jehonë! Por në të njetën kohë kishte edhe spekulime, sepse nuk tregohej sakt asnjëherë numri i të vdekurëve! Por, ajo çfarë ndryshoi se filloi një situatë e re, që si rast i parë, historia dhe kthimi i pushkës në ushtri i Aziz Kelmendit bëri jehonë dhe mendiat në të tëra republikat e Jugosllavisë, e komentonin në mënyra të ndryshme.

…. Më në fund pas peripetive të shumta leja u dha për vetëm dy orë. Edhe ky ushtari ishte i regjistruar si problematik, kishte pasur rrahje disa herë me ushtarët e tjerë…, i padisiplinuar, dhe i parregulltë në shumë sjellje tjera në raport me rregullat e ushtrisë!. Kështu e përshkruanin përgjegjësit e ndërrimit që kujdeseshin për lejet dhe për kohën e caktuar, pavarsisht se vizita ishte paralajmëruar!.

Pas kthimit në shtëpi komentet vazhduan;

Vazhduam të tregonin secili për veti, nga një gjë, kur kanë qenë ushtar, si kanë kaluar, dhe çfarë kanë përjetuar, sepse edhe mosha e tyre ishte e ndryshme!….

Bafti filloi i pari duke thënë se unë e kam pasur lehtë në ushtri. Por, para vitit `81 nuk kishim këso situatash politike çfarë tani po aktualizohen dhe për një fjalë shkon në burg!….Ndërkaq, unë ju tregova dy histori nga përvoja ime:

-E para lidhej me një natë historike ku ne po bënim roje, në një zonë malore, pasi aty kishte depo të municionit dhe i gjithë grupi i ushtarëve dhe rreshterëve ishte maksimalisht i angazhuar. Aty zgjidheshin të gjithë ushtarët që të ishin vigjilentë dhe posaçërisht të shkathtë sa i përket fizikut! Pasi kisha qenë tri herë më parë dhe çdo gjë kishte kaluar mirë ,herën e katërtë ndodhi një „Alarm“ pas mesnate, diku rreth orës 2 të mëngjesit. Të gjithë të stafit të rojës, u mobilizuam, kërkuan edhe përforcime nga kaserna kryesore e Novo Mestos. Mirëpo, kapiteni i njësisë (K.R) një serb nga Shumadia kishte sygjeruar që të pritet, pasi kishte bindje se ne do të përballonim çdo situatë! Në pesë pika ku bëhej roje, në tre ndërrime numri total i ushtarëve arrinte në 45 veta! Ishte dimër dhe kishte borë mbi gjysëm metre. Me një fjalë levizjet dhe fërkemët vëreheshin lehtë! Në vendin ku u grumbulluam me armë në dorë, për pak minuta rreshteri i ndrrimit i numroi se përveç atyre që ishin në ndrrim mungonin edhe katër ushtarë të tjerë! Njëri prej tyre ishte edhe ai që më ndrronte mua (I.S), dhe rreshteri pyeti  në komandën kujdestare, si të veproi?. Komanda i thotë të vazhdoni menjëherë, me këta që sabotojnë do të merremi më vonë, punë e komisionit disiplinor!. Vazhduam aksionin  deri në mëngjes por nuk gjetëm ndonjë gjë konkrete! Por, të gjithë ushtarët që munguan ishin serbë nga Srerbia!

Kjo më bëri shumë përshtypje, ndërkohë që aty kishte ushtarë të të gjitha nacionaliteteve të asaj kohe! Një javë u morëm me këtë situatë, dhe disa herë e pyesja kolegun (I. S), pse ke frikë?- a mund të ma thuash vetëm një elemnt, sepse këtu jemi të armatosur?! …Kështu jemi ne serbët-thoshte ai! Unë i thoja njëherë do vdesim! Po më thoshte; „PO“,por jo këtu në ushtri!? etj. Më shkurt që të gjithë u bënë hit dhe frika e tyre po komentohej me të madhe! Më pas kapiteni i njësitit organizoi kurse disa javore, që ata të ambientohen me situata të tilla dhe të mos kenë frikë. Pasi mbaruan kursin ata u larguan nga aty! Që atëherë më ka bërë përshtypje sjellja e tyre frikacake e ushtarëve serbë nga Serbia!

Rasti i dytë ishte poashtu interesant që më ka shërbyr si përvojë e madhe në jetë!

Poashtu „Alarm“, por tani ishte piku i vapës, fundi i korrikut dhe duhet të shkonim me të gjitha njësitet në fushën e zjarrtë nr. 2., sepse duhej të mbroheshim nga sulmet ajrore, që do të vinin nga Hungaria!? E pakta si lartësi ishte 10 KM dhe ne grupi ynë nga pesë veta sa ishte norma për bërje gati të topit nr. 6002, tip A3 B1, atë ditë ishum vetëm tre ushtarë. Ndërkohë duhej gjithë armatimi të kalohej atje! Topi plus përgatitjet personale dhe pushka automatike me veti. Atë ditë ka qenë një ditë shumë e rëndë për të përballuar fizikisht. Ishte fundi i korrikut, viti 1984, një vapë e madhe! Më kujtohet kur ushtari nga Bosnja (F.B.) mbeti në mes të rrugës, i ra të fiktë! Më mbrapa erdhi kapiteni pasi ne po i jepnim ujë dhe po e ndihmonim…! Filloi me një ulurimë të pazakontë?…., vazhdoni tha se sulmi po vjen dhe nuk ju pret juve !? Ne dy sa mbetëm vazhduam, dhe kur ju afruam „fushës së zjarrit“, po dukej pjesa e hyrse afer pyllit, kishte mbetur edhe një KM e ca nga dhjetë KM sa ishte nga kazerna, dhe tereni tani ishte rrafsh, topin e shtynim!… Ishim në pikat e fundit të energjisë fizike! Për 11 minuta, në total, me rrugë, me montim të pjesëve, maskimin e nevojshëm, me mbulesën jeshile nga drunjtë e pyllit, e bëm gati për të pritur komandën! Zjarr! ….Kjo ka qenë ditë që njeriu i thotë vetës; „se po lind për të dytën herë“!. Llogarite po të mos jesh fizikisht i përgatitur mbetje në vend. Të gjitha kërkoheshin; koncentrim, konduksion, forcë, qëndrueshmëri, shpejtësi plus besim dhe motiv në vetëvete, edhe atëherë kur shumë gjëra nuk të  pëlqenin!

-Lufta po pritej të fillonte në çdo moment!…

spot_img

Most Popular

Recent Comments