Monday, September 27, 2021
spot_img
HomeKRYESORETreshja e Subordinuar dhe Shkopi Magjik Amerikan

Treshja e Subordinuar dhe Shkopi Magjik Amerikan

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

06 Qershor 2020

Antagonistet Kosovar, treshja e subordinuar Thaçi, Mustafa & Hoti shpresojnë në shkopin magjik Amerikan.

Ata kanë iluzione se i dërguari i Presidentit Trump z.Grenell do ta zgjidhë nyjen 1460 vjeçare midis Kosovës dhe Sërbisë me nji goditje tē furishme dhe do t’ia sjell nji fitore Presidentit Trump shumë të dëshiruar në arenën ndërkombëtare të cilit tani po i rrezikohet pozita pas trazirave në SHBA dhe mobilizimit te kampit Demokrat.

Pavarsisht cili kandidat fiton në zgjedhjet e 3 Nëntorit në SHBA, politika jonë karshi Amerikës duhet të vazhdojë të jetë miqësore dhe duhet të ngritet në Partneritet e jo të ulet në Vazalitet.

Tani është momenti që Levizja Vetëvendosje të punoj edhe më shumë në argumentimin e qështjes së Kosovës para miqve Amerikan e Evropian. Në cilësinë e Kryetarit të Vetëvendosje Albin Kurti do të duhej ta gjej rrugën deri tek Shtëpia e Bardh dhe ta ndriçoj Administratën e z.Trump rreth situatës reale në Kosovë përndryshe Kosova me Treshen e saj të Subordinuar po shkon drejt Ndarjes. Çdo zgjidhje e shpejt dhe me përfaqësues të subordinuar çon drejt ndarjës së Kosovës.

Treshja Thaçi, Hoti, Mustafa

Trepça dhe Ujmani krenat e Shqiponjës

Negociatat me Serbine NUK duhet ti bëjnë Treshja e Subordinuar sepse Presidenti Thaçi, Presidenti Mustafa dhe Kryeministri Hoti, ata për interesat e tyre të ngushta përsonale janë të gatshëm ta nënshkruajnë Ndarjen e Kosovës vetëm për ta shpëtuar Lëkurën e tyre nga drejtësia në Kosovë.

Trepça dhe Ujmani janë krenat e Kosovës, pjesa tjetër janë pendlat. Pa këto dy pasuri kombëtare pjesa tjetër e Kosovës do të mbetet Shkretëtirë, me apo pa pendla pak është e rëndësishme. Ndarja e Kosovës do të na lente pa Pasuritë më të mëdha që i ka Kosova dhe çështja jonë do të përfundonte përgjithmonë. Pas këtij raundi të negociatave vetëm Gongu do të dëgjohet, nuk do të ketë raunde edhe të tjera. 

Tre Kryeministrat e Kosovës = Treshja e Subordinuar 

Po nëshkruajtën Treshja marrëveshje me z.Grenell, Pini Maca Ujë kanë për ti thënë asaj pune.

Treshja e Subordinuar don t’ia heq krenat Shqiponjës për ta shpëtuar vetvetën nga dosjet të cilat ua kanë bërë gati LVV që nga 2010ta. 

Atyre 70 dosjeve ndaj Isa Mustafës LVV do t’ua ketë shtuar edhe ndonjë tjetër pēr Avdullah Hotin e besa edhe shumë të tjera për Hashim Thaçin.

Presidenti i Kosovës është i “famshëm” me thënjen e tij se për interesat e tija, ai është i gatshëm ta shtyej vetvetën poshtë Valak-ut. 

Sado paradoksale që mund të duket, Treshja është e gatshme ta shtyej vetveten para Valakut vetem për ti shpëtuar drejtësisë. Njerzit e till të cilët janë të gatshëm për vetëvrasje politike nuk duhet lejuar t’ia thyejn qafën edhe Kosovës. Ata po patën mundësi le ta thyejn qafën nga Kosova por jo Kosovës.

Thyerja e Treshës jo e Krenave

Thyerja duhet ti ndodhë Treshës nga qytetaret e Kosoves sepse ata të thyer janë para Sërbisë dhe super të Subordinuar ndaj Faktorit Ndërkombëtar. Kllika e vjetër duhet të thyhet në bosht e të largohen nga Politika njihere e përgjithmonë përndryshe Kosova do të Ndahet, do të mbetet Pa Trepçën e Ujmanin e kthim prapa nuk do të ketë, ngjajshëm do të sikur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Tani ka ardhur Koha për Finalen e Madhe mirëpo edhe më e rëndësishme se të gjitha çështjet tjera bashkë është se Kush do të shkoj në finalen e madhe e ta negocioj të Ardhmën e Kosovës, Treshja apo Albin Kurti, pendlat nuk llogariten.

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

spot_img

Most Popular

Recent Comments