Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESORETop Tre AntiAmerikanët

Top Tre AntiAmerikanët

Shkruan Rexhep Myftari

Rexhep MYFTARI

Maskat po bien, rrenat për ProAmerikanizëm nuk po shiten ma!

Opozita mbreme ne kuvendin e Kosoves e deshmoi kush jane AntiAmerikanet e Vertet ne Kosove. 

Tre deputet nga LDK-ja nuk votuan, PDK dhe AAK nuk morren pjesë siç kishin paralajmëruar. Maskat e tyre ranë, fytyrat e tyre te verteta dolen sheshazi. 

Top tre AntiAmerikanet, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj si dhe deputetet e PDK dhe AAK perveç mandatit nga qytetari, pageses qe marrin si deputet tani ata jane duke kushtezuar edhe me Diçka tjeter per ta bere punen e tyre dhe per ta votuar presidenten prandaj kushtetuta duhet amandamentuar.

Deputeteve duhet t’iu mjaftoj paga mujore dhe mandati nga qytetari qe ta kryejn punen e tyre ndryshe kjo praktikë e kushtezimit nese nuk sanksionohet me ligje dhe me kushtetutë, do të vazhdoj ta mbaj Kosoven pengë dhe do te krijoj edhe me shume deputet toksik ne te ardhmen.

Sipas praktikave te krijuara nga rezhimi i vjetër në 7 legjislaturat e meparshme ne raste te tilla te zgjedhjes se Qeverise dhe Presidentit te Shtetit, deputetet per voten e tyre kane kushtezuar me poste dhe vende pune ne administraten e Kosoves gjithashtu kane siguruar edhe familjaret e tyre ne perfaqsi diplomatike dmth për ti kryer detyrat e tyre Deputetët kërkonin dhe kushtëzonin edhe me ryshfete dhe shpërblime tjera ose vendi do të shkonte prap në zgjedhje, mbanin peng vendin derisa të mirreshin vesh për peshqeshet.

Keto praktika toksike duhet te ndepriten, kjo çêshtje duhet të rregullohet me kushtetutë dhe puna e deputetit ne kuvend te mos konsiderohet si mundesi per te bere pazare per interesa personale.

Mbarevajtja e Shtetit nuk duhet te mvaret nga diskresioni i tyre dhe teket personale por duhet te sanksionohen me ligj që të punojnë për interesa nacionale.

spot_img

Most Popular

Recent Comments