Friday, April 16, 2021
spot_img
HomePersonaleTi je njëfar hajvani e s'merr vesh e s'do me ditë çka...

Ti je njëfar hajvani e s’merr vesh e s’do me ditë çka të tha populli me 14 shkurt!

Avni Abazi

shkruan Avni Abazi, New York

Mik i dashtun,

Teoria jote se ajo do të deshtoj si të gjithë të tjeret që u ndan nga partia ka ra poshte. Unë të pata thënë që kjo nuk është as ‘Daci’ e as ‘Edita’ e as të tjeret që partia i ka larguar, por është ish kandidatje për kryeministre nga partia jote, po ti s’me besoje. Madje, ne japnim argumenta se edhe koha, edhe rrethanat nuk janë të njëjta si përpara por ti prap nuk deshte me ditë dhe thirreshe në elektorat të besueshem të LDKs që nuk e ndryshon votēn e tij për të votuar askënd që ështē larguar.

Rezultati tregoj që ti s’pate të drejtë dhe elektorati i LDK-s të ndershkoj duke votuar në mbi 100 mijë vota ish antarët e LDK-s që hynë në listën e VV-s, deri sa ish kandidatën e LDK-s për kryeministre, qytetari e votoj në mbi 300 mijë vota, që në total i bijë me shumë se 10 kandidatët e parë në listën e LDK-s. Prandaj mik i dashtun, nuk kemi të bëjmë më me mendim ndryshe e me opinione t’lira po me rezultate faktike të cilavë duhet me ju nenshtru çdo njëri në Kosovë, e në veçanti LDK-ja, e cila me vetedije të plotë rrezoj qeverinë ku ishte edhe vet dhe u bë pjese e një pazari të rrezikshem pikërishte për ta bërë kryetarin e LDK-s, kryetar të Kosovës.

Ti tani po nxjerr qime në vo e po thua “duam kryetar mbi partiak” dhe se nuk e votoni një kandidat që vjen nga partia fituese që do të këtë qeverinë dhe kryetarin e kuvëndit… Mik i dashtun edhe këtu je gabim, sepse nuk kemi të bëjmë me një parti por më një kualicion parazgjedhor i cili bëri bashkë dy lider, të cilët populli i votoj në menyre evulucionare. Kualicion ky shume ma i natyrshem dhe i ndershem se sa çdo kualicion ku partia jote ka qënē pjesë, më ç’rast para zdhedhjeve shaheshi e fyheshi e pas tyre bëheshi bashkë sepse ju lidhte interesi e pushteti dhe as që pyesnit për çka i kishit premtu elektoratit tuaj se do ta luftoni pikërishtë të kqijat që partia kundershtare gjatë fushatës me të cilën je ba bashkë pas zgjedhjeve i ka bërë.

Shiko mik i dashtun, ti je një far hajvani e s’merr vesh e s’do me ditë çka populli të tha me 14 shkurt, sepse s’je tu besu ende këtë që ka ndodhe dhe me gojēn plot Ibrahim Rugovë, e me hapa të isa Mustafës, je tu shkel prap në vullnetin qytetar, por mbajë mend se je tuj gabu përseri duke u bërë bashkë më PDK-n kundër ish kandidatës tënde që gabimishtë e largove nga radhët tua.

Mik, ti edhe mundësh mu fy kur unë ta thëm hajvan e ta përplasi të verteten time e që kushtimishtë është edhe e verteta e mbi 400 mijë qytetareve tjere të Kosovës.

Por kjo fyerje është asgje krahasuar me shprehjet tua fyese si “president konsensual, e mbi partiak” e “bullshit” tjera që po mundohësh me na i shit si vlera politike e me dergu vendin ma të varfër në Europe përseri në zgjedhje.

Qytetari ka fol qartë dhe ajo parti që i bindët këtij vullneti neser do ta ngritë mbeshtetjën nga populli, përndryshe edhe Ibrahim Rugova mu qu nga vorri s’ka shpetim për ju.

spot_img

Most Popular

Recent Comments