Lobi Euroatlantik Shqiptar me seli në Gjermani, reagon ndaj deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri në përkrahje të së idesë së korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi. Edhe pse kjo temë u duk që “vdiq” ngase mori goditjen e duhur nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, ShBA-të, Gjermania, Bitania, etj., z. Haziri, me një noshalancë të paparë, përpiqet, që për interesa të armiqve të Kosovës, ta rikthej në debat publik këtë temë, pikërisht kur është caktuar data për takimin e rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.
Kosova dhe shqiptarët, nuk kanë nevojë ti këmbejnë territoret e tyre me njëra-tjetrën. Sikurse pjesa veriore e Kosovës, ashtu edhe Lugina e Preshevës, janë territore shqiptare që nuk kanë pse këmbehen.
Kosova e ka vulosur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe çdo përpjekke për ta zhbërë këtë arritje madhore të shqiptarëve, është në dobi të projekteve serbo-sllave.
Deklarta e z. Haziri është qëllimkeqe në vetvete, e pazbatueshme dhe pos tjerash, duket se ka për qëllim dëmtimin e paqes dhe stabilitetit shqiptar e rajonal.
Z. Haziri duhet ta dijë se vet-pavarësia e Kosovës, në kuadër të kufijve aktual është kompromis i yni, dhe se kufijtë e Kosovës, janë të vendosura me gjakun e qindra-mijërave shqiptarëve të vrarë padrejtësisht nga Serbia në këto 150 vitet e fundit. Vetëm në vitet 1998 dhe 1999 u vranë rreth 14.000 persona, midis tyre, rreth 1500 fëmijë, përfshirë edhe foshnje të porsalindura dhe gra shtatzëna.
Çdo përpjekje për ti tkurrur më tej tokat e Kosovës, do të merr përgjigjen më të ashpër nga populli i Kosovës, shqiptarët në përgjithësi dhe mërgata e bashkuar.
Me respekt,
Shukri Ymeri Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar