Friday, February 26, 2021
Home KRYESORE Ted Cruz rrezitet gjërsa Texas ngrihet

Ted Cruz rrezitet gjërsa Texas ngrihet

Stuhia që kishte goditur shtetin e Texas la pa rrymë e pa uje 13 milion banor, afërsisht 200000 shtëpi banimi.

Gjersa banorët e Texas po ballafaqoheshin me të ftohtit dhe pa mundesi t’i ngrohnin shtëpitë e tyre, senatori Ted Cruz ia mbathi në pushime ne Cancun të Mexicos.

Ai vendosi që krizën dhe ngrirjen e Texas ta përjetoj me rreze dielli nga Cancun në Mexico dhe me vete kishte marr edhe familjen.

Texas po përjetonte ngrica nga stuhia e fundit mirëpo problemi filloi të merr permasa katastrofala pas ngrirjes se gypave te Gasit dhe ndërprerjes së furnizimit me rrymë.

Gjersa Texas ende po ngrihet Ted Cruz paturpësisht e la shtetin në mëshirë të motit dhe zotit duke u bërë shakaja e Amerikës. 

Për mediat deklaroi se e kishte planifikuar këtë pushim më herët ndersa New York Times ia nxorri sms-at gruas së tij Heidi Cruz e cila kishte komunikuar me banorët e lagjes duke i ftuar që të largoheshin për në Cancun sepse në shtëpine e tyre bënte shumë ftohët.

Most Popular

Recent Comments