Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeKRYESOREStafi i Kryeministrisë në Grevë

Stafi i Kryeministrisë në Grevë

Në vazhdim gjeni njoftimin nga këshilli Grevist

Ju njoftojmë se mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.

Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.

Greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Me nderime, Këshilli Grevist

spot_img

Most Popular

Recent Comments