Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE SKV kërkon Arsim pa pagesë

SKV kërkon Arsim pa pagesë

Sot, Lëvizja studentore për barazi ‘Studim Kritikë Veprim’ së bashku me organizatat studentore ‘Reforma’, ‘UPSK’ dhe ‘Skopi studentor’ dorëzuan pranë MASh kërkesën zyrtare për largimin e të gjitha tarifave për shkollim në vitin akademik 2020-2021.

Kjo kërkesë derivon nga kërkesa e SKV-së me datë 8 shtator drejtuar të gjitha Këshilleve Drejtuese të të gjitha Universiteteve publike.

Ndonëse përgjigja e vetme që morrëm nga Këshillet Drejtuese ishte heshtja, ne nuk do të heshtim sikurse bënë ata dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi deri në realizimin e kërkesës sonë të drejtë: Arsim pa pagesë.

Të dashur kolegë studentë, është i papranueshëm injorimi që po na bëhet nga Institucionet, veçanërisht në këtë situatë të rëndë pandemike. Në vend se ne si student, shqetësimin e vetëm ta kishim si t’i përfundojmë provimet me suksese, ne po ballafaqohemi me stres të trefishtë. Përpos provimeve, nuk kemi asnjë informacion se ku do të banojmë e as ku do të ushqehemi gjatë vitit të ri akademik, e për shumë nga ne është vështirë i përballueshëm shpenzimi që po na pret për t’i kryer obligimet tarifore në Universitet.

Ne presim nga Ministri Ramë Likaj që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë dhe të marrë vendim për lirim nga të gjitha tarifat të të gjithë studentëve.

Ne nuk ndalemi në kërkesat tona të drejta dhe Ministri Likaj duhet t’ju ofrojë studentëve mundësinë që të vazhdojnë studimet në Universitete publike pa pagesë. Goditja e rëndë ekonomike nuk do duhej të ishte arsye pse dikush lë studimet!

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments