Monday, March 8, 2021
Home KRYESORE Shkoni te Shpija me Nderë nëse ju ka mbetur sadopak për ta...

Shkoni te Shpija me Nderë nëse ju ka mbetur sadopak për ta marr me vete!

Rexhep MYFTARI

Shkruan Rexhep MYFTARI

Mirëqenia e Shtetit është pasqyrim i shpirtit të atij Vendi

Nën presionin e humbjes përfundimtare të pushtetit dhe daljes së përhershme në opozitë ose të pakten për 2 legjislaturat e ardhshme, dy partite e vjetra LDK dhe PDK janë duke përdorur të gjitha mekanizmat dhe arsenalin për ta penguar ardhjen e LVV-së serish në Qeverisje.

Tandemi LDK & PDK tani po e shfaqin fytyren e tyre të vërtet, ato nuk duan që Kosova të jet e suksesshme edhe për Ne të tjerët, për të gjithë Qytetarët e Kosovës, ato duan që Kosova të mbetet vend i allishverisheve dhe pazarllëqeve prapa perdeve dhe Fitorja e LVV-së do të thot prishje e rehatisë dhe mundësisë për të bërë pazare edhe më tutje në dëm të Republikës.

Motoja e LDK dhe PDK është: Ju të na Duani Neve (LDK-në dhe PDK-në), Ndërsa NE do ta duam vetvehten!

Prishja e rehatisë po i acaron partitë e vjetra të cilat e detyruan KQZ-në të marr vendime jo-Humane te cilat shkelin të drejtën elementare njerzore për të marr pjesë në zgjedhje edhe përkundër rekomandimit të zyrës ligjore të po këtij institucioni i cili kishte rekomanduar të certifikohen të gjithë kandidatët.

Tranzicion pas Tranzicioni Kosova po kalon nga e vjetra në diçka më të freskët, dashamirëse e gjithëpopullore, disa po e quajnë fillim i një autokracie të re në Ballkan, ndërsa disa të tjerë po ia dëshirojnë dështimin dhe po e shohin si kërcënim.

Sidoqëtëjet, Fitorja e madhe e paralajmëruar nga LVV ka sjellur një entuziazëm gjithëpopullor, se a do ta menaxhon LVV-ja Kosovën më mirë se PLAN, a do të mund të sjellë zhvillim ekonomik duke pasur parasysh limitet financiare në Kosovë dhe a do të mund t’ia kthej dinjitetin e humbur popullit të Kosovës, mbetet të shihet pas datës 14 Shkurt 2021.

Gjithsesi, Veriu i Mitrovicës dhe 4 komunat veriore mbeten sfidë të cilën duhet t’ia rikujtojmë LVV-së që të ballafaqohet me te sapo të filloj punën Qeveria Kurti II.

Nëndërkohë, nji gjë është e sigurt, asgjë nuk mund ta ndal entuziazmin dhe mobilizimin popullor, çdo veprim apo tentim për ta penguar Albin Kurtin apo LVV-në çon në rritje të entuziazmit përkatësisht votave për LVV.

Ndërsa porosia ime për partitë e koalicionit PLAN është, Shkoni te Shpija me Nderë nëse ju ka mbetur sadopak për ta marr me vete!.

Most Popular

Recent Comments