Wednesday, December 2, 2020
Home Personale Shitet çka shitet ndërsa ajo që nuk shitet Hudhet në Lumin ibër

Shitet çka shitet ndërsa ajo që nuk shitet Hudhet në Lumin ibër

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Mitrovica rrallëherë përmendet për aktivitete tjera nga ato politike. Gati çdo shkrim i asociuar me emrin e këtij qyteti mban në vete ngjyra politike.

Duke qenë njëri nga qytetet e ndara të botës edhe statusi politik i shkon përshtati. Aktivitete tjera rrallëherë ndodhin, por edhe kur ndodhin nuk arrijnë vëmendjen e publikut sepse është krijuar një përshtypje e përgjithshme nga mediat në Prishtinë se arsya e vetme që të çon për të raportuar nga Mitrovica është ndonjë ngjarje e re e përleshjeve mes komuniteteve të këtij qyteti.

Tani i dërmuar edhe ekonimisht duke u llogaritur si qyteti më i varfër i Kosovës, barrës së rëndë të Mitrovicasve i është shtuar tani e sa kohë edhe një problem tjetër akut, ai i mbeturinave nga tregu i plaçkave të vjetra në pjesën veriore të qytetit pran kejit të lumit ibër të cilat mbeturina pas përfundimit të kohës së tregut në vend se të hudhen në kontejnerin e madh ato hudhen në kejin e lumit ibër të cilat e kan bllokuar kejin dhe disa prej tyre përfundojnë edhe në lum.

Vullnetaret Mitrovice

Vigu pran tre rrokaqiejve ua mundësoi disa vullnetarëve të udhëhequr nga Arta ibishi Çitaku ta pastrjnë Kejin pran lumit ibër nga mbeturinat që po hudhen aty çdo të shtune nga tregu sipër kejit të lumit.

Shitet çka shitet ndërsa ajo që nuk shitet Hudhet në Lumin ibër

Shitet çka shitet ndërsa ajo që nuk shitet Hudhet në Lumin ibër, kjo është mendësia në tregun në pjesën veriore të Mitrovices por edhe e disa qytetarve të pandërgjegjshëm të cilet tani e disa vite po i hudhin mbeturinat pran lumit ibër në kejin e qytetit që çon deri tek ura e ibrit në pjesën veriore.

Kete dukuri për herë të parë pas 20 viteve po e sfidojnë disa qytetar vullnetar të Mitrovicës të udhehequr nga ambientalistja e palodhshme Arta ibishi Çitaku e cila çdo të shtunë zhvillon aktivitete bashkë me vullnetarët në një hapsire tjeter të qytetit e cila ka nevoj për tu pastruar nga mbeturinat.

Arta ibishi Çitaku

Arta Ibishi Çitaku e kishte filluar këtë nismë duke u inspiruar nga një Suedez i cili duke vrapuar rrugëte të qytetit të tij në Suedi kishte hasur në mbeturina të ndryshme të cilat i kishin gjithandej njerë të pandërgjegjshëm. Suedezi të nesermë mori me vete qese të najllonit dhe rrugës teksa po vraponte filloi të mbledh mbeturina përgjatë rrugës.

znj.Çitaku e inspiruar nga veprimi i suedezit e kishte marrur si shkas rastin e tij dhe filloi ajo vet ta bënte po të njejtë gjë çdo mëngjes kur dilte për vrapim tek liqeni akumulues i qytetit të Mitrovicës.

Ajo me këtë gjest inspiroi shumë Mitrovicas mirëpo nuk mungonin edhe nënçmimet nga disa të moshuar duke i thënë se: ‘Me nji Lule nuk Qel Pranvera’. Pasi dëgjoi disa herë këtë thënje nga kalimtar të ndryshëm vendosi të organizohet dhe ti bëjë bashkë edhe të tjerë bashkëmendimtar dhe ti pervishen punës për të pastruar qytetin.

Vullnetarët Mitrovië

Nismës së saj iu bashkuan vullnetar nga OJQ të ndryshme të qytetit, qytetar, të rinj e të reja, pleq e plaka të cilët me kontributin e tyre arritën të pastrojnë pjesë të ndryshme të qytetit. Ata që iu bashkuan nismës së saj sollën me vete edhe veglat e punës por edhe investuan vet në gjërat elementare si dorzat e punës maskat dhe gjësendet tjera elementare për punë.

Ajo i falenderohet të gjithë atyre të cilët çdo të shtunë i bashkohen për ta pastruar dhe për ti dhënë diçka shpirtërore qytetit të tyre, me këtë rast znj.Çitaku i fton të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen duke e përcjellur përmes rrjeteve sociale

Meqense tani në Kosove janë aprovuar ligjet për mbrojtjen e ambientit zonja Arta Çitaku i bën ftesë institucioneve ti zbatojnë ligjet në fuqi dhe ti bashkohen qytetarëve që ta pastrojnë qytetin nga mbeturinat.

Most Popular

Black Friday vs White Cuma

Rexhep MYFTARIPublicist Fillimi i një trendi të Ri apo çka fshihet prapa...

Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Bill Barr Prokurori i Përgjithshëm sulmohet brutalishtë në emisionin e Lou Dobbs. Dobbs ne FoxTV e quan Prokurorin gënjeshtar, budalla apo te...

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Recent Comments