Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeKRYESORESeriali JETA E NJË TOKE në YouTube & FALAS

Seriali JETA E NJË TOKE në YouTube & FALAS

Aktori dhe producenti i njohur Avni Abazi i cili jeton dhe vepron në New York të SHBA-ve, për hir të fushatës dhe zgjedhjeve të 2021 në Kosovë, ka vendosur ta publikoj online serialin e parë të pasluftës Jeta e një Toke.

Seriali do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.

Autori i serialit shkroi me tutje se këtë po e bënë pasiqë seriali trajton problemet e pasluftës e që shumë prej tyre ende edhe pas 20 viteve janë të pazgjidhura.

Avni Abazi ka vendosur që çdo ditë përgjatë kësaj fushate zgjedhore të postoj nga një episode për t’ia kujtuar politikëbërësve se edhe kjo çeshtje është e pazgjidhur.

Seriali ka 15 epizode, pra, 15 tema të ndryshme me të cilat shoqëria Kosovare ende ballafaqohet që nga paslufta.

Pjesa e pare “Njerëzit me Rrota” të cilën mund ta shihni në vijim trajton temën me shumë rëndesi për shoqërinë tonë siç janë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Falenderime të përzemërta për ekipin.

  • Skenari: Jeton Neziraj,
  • Regjia: Ismet Sijarina,
  • Luajnë: Ilire Vince dhe Shpend (Hajdini) Xani
  • Edmond -IT e ka bërë digjitalizimin.

Jeta e një toke është prodhuar nga “The Association of Culture and Art Development in Balkans – ACADB” dhe është shfaqur në KTV në vitin 2001 – 2002. Projekti ështe financuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments