Monday, September 27, 2021
spot_img
HomeBotaEUSafet Sadiku: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

Safet Sadiku: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

Safet Sadiku

Më 17 janar u mbushën 39 vjetë të vrasjes së Jusuf Gërvallës. Atë natë dimri me borë, ndodhi një nga ngjarjet më të dhimbëshme dhe më tragjike për gjithë popullin shqiptar.

Edhe pas 39 vitesh pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës bashkë me Kadri Zekën, drejtësia ende nuk ka folur qartë, se kush e vrau Jusuf Gërvallën?

Kjo pyetje mbetet enigmë edhe sot!?…

Prandaj pas 39 vitesh në shenjë kujtimi po publikoj këto dy poezi (të botuara më 1990) kushtuar veprës së Jusuf Gërvallës .

Mallkim për vrasësit e Jusuf Gërvallës

Edhe këtë vit të të kishim baclok!
Këtë verë zemërshpërthyese?!
Që po na bënë fëmijët burra më shpejt,
Që po na thotë liria s’është larg,
Që po na thotë liria po vjen!
Dhe po realizohet,po shembet, po vdes;
Gjaksorja,shovenja,fashistja Serbi…
Edhe këtë verë të të kishim baclok,
Së paku edhe atë natë deri në mëngjes;
Kur të vranë çetniktë e Beogradit,
Në një fshat të Shtutgardit në Gjermani,
Atë natë në mesnatë!?
Se na duheshe shumë vëlla?!
Se na duheshe shumë shok?!
Se na dhe Kosova e dimë si ndihemi pa ty!
Po ti edhe i vrarë gjallë se gjallë!?
Edhe së vrari frika jote i ndjekë vrasësit!
Edhe së vrari ti je vdekja e tyre.
As dy pëllëmbë dhe në dheun tonë s’të dhamë:
Ata brenda dheu i ynë mos i lëntë,
ç’të bësh nënë Loke?Kosovë ç’të bësh?
Po asgjë më shumë asgjë më pak,
Kosova jonë nuk tha:
Në djall e përtej tunës,
Dhe mos më shkel ku s’shkelet…
Ku s’preket mos më prek!
Se pasha këta dy gisht ball,
E pasha këtë besë e këtë gjak që u derdh,
Ja do të jem emri i shuar për jetë,
Ja do të jem fitorja e liria që kurrë s’vdes!…

Heroit Jusuf Gërvalla

Sytë i mbylle ashtu si i ka hije trimit,
Mbi kullat tona mos të valoj flamuri i huaj,
E japim frymën e fundit ashtu si the Ti,
Këto dy dëshira Ti gjithnjë i pate,
Pa arritë të parën në kandil u shëndrrove,
Që ne sot rrugën na ndriçon,
Këtë rrugë që s’bashku e rrehëm,
Kësaj rruge që s’do t’i ndahemi,
Kësaj rruge të ndriçuar nga Ti dhe ata si Ti,
Kjo rrugë do t’na çojë në një ditë,
Ku do t’i hedhemi njëri-tjetrit në përqafim,
Që lotët e gëzimit do t’i thithim në atë kremtim,
Edhe pse pranvera do varre do t’i gjelbrojë,
Kështu ka qenë dhe është jeta jonë,
Kështu është pasuruar trualli ynë,
Me vëllezër të dhimbjes krenare!
Që themelet kullave tona ua forcuan,
Që flamurit tonë ia kuqëzuan,
Që shqiponjës dykrenare krah iu dhanë,
Që valojnë mbi kullat tona anembanë….

Botuar për herë të parë në revistën „Qëndresa“,Kopër 1990. (Safet Sadiku)

spot_img

Most Popular

Recent Comments