shkruan Rexhep MYFTARI, Publicist

Sulmet kundër Qeverisë Kurti do të intensifikohet me konsumimin e karameleve ndërsa RTK duhet sa më shpejt të çlirohet nga karamelanët ndryshe vendi po mbetet i pa informuar dinjitetshëm nëse kihet parasysh gjendja dhe jo-profesionalizmi i mediave tjera në Kosovë.
*Karamelanët, Mercenarët e Opozitës do të bëhen edhe më agresivë me kalimin e kohës për dy arsye:
E para, ata do të mbesin pa karamelet e shumë preferuara të cilat i shijonin gjatë kohës së PLAN Qeverisjeve të cilat ishin cytje për të “vepruar” dhe e Dyta, pas periudhes se pastrimit të institucioneve publike nga hemoragjia atyre mbetjeve të PLAN Qeverisjeve do t’iu pengoj edhe funksionimi i Shtetit Ligjor.
Prandaj, sulmet e parreshtura me qëllim të denigrinit të Personalitetit të Ministreshës Gërvalla të nxjerrura nga konteksti janë vetëm hapat e parë dhe gërvishje të lehta sepse me fillimin e funksionimit të shtetit ligjor do të intensifikohen sulmet dhe do të bëhen edhe më agresiv mercenarët e FejsBukit dhe Mediave të PLAN Qeverisjeve.
Për këtë arsye RTK duhet të çlirohet nga karamelanët sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa mediat e PLAN duhet seriozisht ta konsiderojnë edukimin profesional në fushën e gazetarisë dhe të çlirohen nga mbrojtja e atyre që dërguan Kosovën në cepin e humnerës.
Mediumi publik RTK duhet të investoj në gazetari profesionale, në informim dinjitoz dhe të pa-anshëm dhe të shërbej si kundër përgjigje ndaj tabloideve që me lajme senzacionale shpesh të pabaza dhe jo-profesionale janë duke ndotur demokracinë e re dhe duke shkaktuar kokëqarje tek publiku deri në aritmi tek shumë qytetar të cilët po toksikohen nga debatet Televizive me gazetarë të harxhuar e lajkatar të rezhimit të vjetër.
Nji shqetsim tjetër poaq serioz është financimi i mediave në Kosovë të cilat sipas Burim Kronit ka dyshime se disa prej tyre financohen nga fonde Ruso-Turke e të cilat fonde dhe media do të duhej të ishin raste emergjente të studimit nga AKI-ja.
*Karamelanët shprehje e Krijuar nga Autori i shkrimit. Nënkupton, Mercenarët Politik të Cilët Paguheshin me Karamele nga Qeverisjet e PLAN.