Monday, January 25, 2021
Home KRYESORE RTK tash e një vit pa menaxhment dhe pa shef editorial

RTK tash e një vit pa menaxhment dhe pa shef editorial

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B.Hoxha, së bashku me anëtarët e kryesisë, Adriana Morina dhe Visar Duli, janë takuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me nënkryetarën e Kuvendit Arbërie Nagavcin dhe nëkryetarin e komisionit për qeverisje lokale, administratë publike dhe medie, Valon Ramadanin.

Sindikalistët kërkuan nga deputetët që të angazhohen në funksionalizimin e Bordit të RTK-së, pasi që shtatë anëtarëve të këtij organi, prej njëmbëdhjetë sa janë gjithsej iu ka skaduar mandati. 

Si pasojë e mosfunksionalitetit të Bordit, Transmetuesi Publik, për tash e një vit është pa menaxhment dhe pa shef editorial.

Sipas sindikalistëve, për t’ju shmangur ndërhyrjeve politike, do të ishte mëse e nevojshme  që procesi i rekrutimit të anëtarëve të Bordit të realizohej nga ndonjë kompani profesionale, e jo si deri më tani nga deputetët e Kuvendit.

Praktikat e deritanishme kanë treguar se Bordet e zgjedhura direkt nga Kuvendi, në vazhdimësi iu kanë shërbyer interesave të partive në pushtet dhe atyre personale, dhe pothuajse aspak interesit të Publikut.

Gjithashtu, si nevojë urgjente është edhe zgjidhja e çështjes së financimit i cili duhet të jetë nga publiku, e jo nga buxheti i shtetit, siç është tani.

Kjo formë e financimit do të krijonte një lidhje më të fortë ndërmjet Transmetuesit Publik dhe qytetarëve.

Përfaqësuesit sindikal kërkuan nga deputetët që ta përkrahin kërkesën e Sindikatës për formimin e Komisionit Hetues Parlamentar, në mënyrë që të zbardhet e vërteta rreth borxheve milionëshe e kontratave të dëmshme të cilat janë duke e rrezikuar seriozisht funksionimin e mëtutjeshëm të Transmetuesit Publik.

Kjo kërkesë e kahmotshme e Sindikatës, sikur të përkrahej me kohë nga partitë që kishin shumicën parlamentare në Kuvend, jemi mëse të sigurtë se RTK-në nuk do ta kishim në situatën çfarë e kemi tani.

Most Popular

Recent Comments