Sunday, March 7, 2021
Home Bota EU Rrugëtim Mahnitës nga balta a Vushtrrisë, tek Financat e Burgut të Hagës...

Rrugëtim Mahnitës nga balta a Vushtrrisë, tek Financat e Burgut të Hagës deri n’ishujt Karaibe

Shkruan Shukri Ymeri, Gjermani

Shukri Ymeri

Nazmi Jusufi, i lindur me 2 tetor 1967 në fshatin Sfaraqakë i Ultë të Vushtrrisë. Babai Ragipi dhe nëna Sabilja kishin gjithsej 8 fëmijë (5 djem dhe 3 vajza), nga djemtë Nazmiu ishte pesti.

Shkollën fillore e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, per të vazhduar më pas shkollimin e mesëm në Q.M.SH. ‘Muharrem Bekteshi’ ne Vushtrri, drejtimi ekonomik, që poashtu e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm.

Pas përfundimit të shkollës së mesme dëshira e Nazmiut dhe e të dy prindërve të tij, ishte që Nazmiu në bazë të inteligjencës duhej të vazhdonte shkollimin universitar në fakultetin ekonomik të Prishtinës edhe pse kushtet ekonomike-financiare të familjes ishin të rënda.

Nazmi Jusufi

Babai dhe nëna ishte i vendosur që shkollimin dhe dëshirën e madhe per dije dhe studime Nazmiut mos t’ia ndalin! Ai arriti të regjistrohet në fakultetin ekonomik te Prishtinës më vitin 1985. Gjatë studimeve i vdes babai në moshë të re. Vdekja e babait për Nazmiun ishte një goditje shumë rendë, pasi babai ishte shtytësi dhe motivimi kryesor gjatë shkollimit, mirëpo amaneti i babait që e donte shumë shkollimin dhe dëshira e madhe e tij që ai t’i kryente studimet ishin një motivim edhe më i madh per ti vazhduar dhe përfunduar ato.

Në vitin akademik 1989-ën, në moshën 21 vjeçare, për një afat rekord, i përfundoi studimet në fakultetin ekonomik duke marrë titullin ekonomist i diplomuar.

Gjatë studimeve nuk ishte vetëm si student i dalluar por mbi të gjitha ishte aktivist i dalluar i kauzës kombëtare.

Vitet 1988-89 ishin vite te zhvillimeve të mëdha në Kosovë, me theks te veçantë ngjarja që i parapriu shumë zhvillimeve padyshim që ishte greva e minatorëve të Trepçës, të përkrahura me demonstratat e mëdha te studentëve POR që pastaj u përhapën në gjithë Kosovën.

Nazmiu se bashku me shokun e dhomës Murat Halitin, heroin dhe dëshmorin si edhe me shumë studentë të tjerë ishin gjithmonë në ballë organizimit dhe në krye te demonstratave studentore të kohës.

Si pasoje e këtyre aktiviteteve ishte bërë halë në sy e pushtetit okupues serb dhe disa here ishte i arrestuar dhe i keqtrajtuar nga UDB-ja serbe. Si pasojë e ndjekjes nga organet e sigurimit serb, ai së bashku me shokun e tij të idealit dëshmorin Murat Halitin detyrohen te zhvendoset nga qendra e studenteve, për tu strehuar në periferi të Prishtinës, më saktësisht në Fushë Kosovë te familja e Ali dhe Zekë Rrecit qe ishin nga fshat Llaushë të Skenderajt dhe që ju ofruan mikpritje në oden e tyre.

Në verën e vitit 1993, kalon me disa shokë ilegalisht nga Kosova përmes Maqedonisë në Shqipëri, ky kalim ilegal në Shqipëri i shkoi në vesh UDB-së serbe dhe posa kthehet në vendlindjen e tij Nazmiu ftohet nga sigurimi shtetëror serb ne te ashtuquajturat biseda informative në zyrat e tyre në Vushtrri.

http://mifmedia.com

Ai nuk iu përgjigjet ftesave të UDB-së, dhe kështu me rastin e përvjetorit të 4-të, te grevës se minatorëve, që u mbajt në një shkollë te Vushtrrisë pjesëmarrës ishte edhe Nazmiu. Por dihet mirëfilli se edhe ketij tubim i kishte ra në gjurmë policia serbe dhe para se të fillonte tubimi, lokacioni ku po mbahej tubimi ishte i rrethuar nga te gjitha anët nga forca të mëdha te sigurimit dhe policia serbe., ata kishin zënë çdo hyrje e dalje të nderteses. Me të kuptuar se ishin te rrethuar nga policia serbe dhe duke ditur që Nazmiu ishte në ndjeke, duke mos ju pergjigjur edhe ftesave per tu lajmruar në stacionin policor, Nazmiu me dy shoke tjerë tenton tju shmanget forcave policore nga nje dalje krejtë ansore por edhe aty puntoret e sigurimit shtetëror serb kishin zene pritat dhe e arrestojnë Nazmiun dhe e dergojnë në stacionin policor serb në Vushtrri ku aty keqtrajtohet disa orë rendë nga pjestaret e sigurimit serb. Pas disa orëve keqtrajtim dhe marrjes në pyetje nga pjestarët e sigurimit shtetëror serb, Nazmiu lirohet duke ja dhene ftesen me vete që përsëri pas tre ditëve te lajmrohet në polici. Nazmiu duke parë rrezikun e burgosjes se tij dhe keqëtrajtimit kishte vendosur që kurrë më i gjallë mos t’ju bie në ‘dorë’ UDB-se serbe. Kështu që nga mesi i muajt mars të vitit 1993 deri në dhjetorë të vitit 1993 Nazmiu jeton ne ilegalitet tek te afermit e tij, zakonishtë tek motrat e tij dhe duke shkuar shume shpesh në fshatin Lubovec të Skenderajt te shoku i tij i idealit dhe i studimeve tanime dëshmorë dhe heroi i Kosovës Murat Haliti. Në Lubovec, në oden e Shaban Feratit (nipit te Halit Bajramit), të dëshmorëve Enver dhe Murat Halitit ketu shpeshë i zente mengjesi se si te organizihemi rrethë rezistencës kunder okupimit serb dhe luftes per çlirim. Pasi jeta në ilegalitet u veshtersua dhe me keshillen e shokeve Nazmiu vendos te largohet përkohësishtë nga Kosova per të shkuar në perendim dhe nga atje te të vazhdonte aktivitetin kombëtar.

Ai në naten e vitit te ri 1994 merrë vendimin më të vështirë të jetes së tij, largimi nga Kosova, permes rrugëve illegale dhe pas shumë e shumë veshtersive të rruges arrin që në fillim të muajt shkurt të vitit 1994 të vendoset në shtetin e Holandës. Vendosja në Holandë, shkollimi, integrimi dhe sukseset profesionale në karier. Nazmiu, në Holandë vendoset bashkë me bashkëshorten e tij Ferdijen qe është poashtu me profesion ekonomiste e diplomuar. Në Holandë, pas kërkesës për azil politik, shumë shpejte i njifet e drejta e azilit politik. Pasiqe me njohjen e statusit te perndjekurit politikë Nazmiu ketu vazhdon te integrohet duke ndjekur mësimet e gjuhes holandeze, dhe ate në nivelin e profesionisteve dhe në mënyrë intenzive. Edhe gjatë mësimit të gjuhes holandeze, nazmiu dallohet me intelegjencën e tij dhe perfundon me sukses Kursin e gjuhes holandeze të të gjitha niveleve te gjuhës!. Gjatë mësimit të gjuhes holandeze, kuadri arsimor duke parë aftèsit intelektuale të Nazmiut i ofrojnë nje praktik pune shkencore-hulumtuese në univerzitetin Erasmus të Rotterdamit. Ketu Nazmiu në Erasmus arriti te njofë nga afer praktikat e niveleve të larta shkencore-hulumtuese te shkencave ekonomike. Me shumë se 23 vite karier pune në administraten shtetërore të Holandës. Nga puna shkencore në Univerzitetin Erasmus, Nazmiu kontaktohet nga menagjmenti i Post Telekomit të Mbretërisë Holandeze per poziten e zyrtarit te lartë te financave, punë kjo që fillojë me 1 shtatorë të vitit 1997, detyrë kjo që vazhdojë deri me 1 mars të vitit 1999. Me 1 mars 1999, Nazmiu merrë pergjegjësi të reja në administraten e shtetit holandez, duke Ju besuar detyra e zyrtarit të lartë për Buxhet dhe Financa pranë Ministrisë se Bujqësis, detyrë kjo që e kryen deri më 1 mars të vitit 2001. Nga 1 mars 2001 Nazmiu kalon ne Ministrinë e Drejtësisë, në sektorin e Burgjeve, gjegjesishte i ngarkuar si zyrtari me i lartë i Financave në Burgun e Hagës në Scheveningen, burgun ku ishte i vendosur edhe Tribunali per ish-Jugosllavinë. Ketu në burgun e Hagës Nazmiu qëndron deri prill te vitit 2004. Pasi në burgun e Hagës u burgosen edhe disa ish-ushtarë te UÇK-se, Nazmiu ketu kishte disa mospajtime me disa antarë të menagjmentin te burgut dhe nga ketu me marrëveshje kalon per nje vitë në Ministrinë e pergjithëshme duke ushtruar detyrën e Planit dhe Kontrollit Financiar. Nga 1 shtatori 2006 Nazmiut i afrohet detyra e Auditorit te mbrendshëm në Komunën e Hagës. Dhe nga viti 2006, në administraten e Hagës, Nazmiu i besohen detyra dhe përgjegjesi të larta në udheheqje të sektorit te Financave, të IT-se dhe të Auditimit, detyra këto që Nazmiu deri më tani i ushtron me bësueshmëri dhe përgjegjesi me të larta profesionale.

Nazmiut nga fillim i vitit 2021, nga Qeveria Holandeze i eshte ofruar dhe besuar detyra e këshilltarit të lartë te monitorimit te Financave të ishujt Karaibeve, ishuj keto juridiksionin e Mbretërisë Holandeze. Nazmiu, nga viti 2008 eshte Magjister i Auditimit, i diplomuar në univerzitetin e Hagës. Jetonë në periferi të Hagës, me familjen e tij, bashkëshorten dhe 3 femijë, 2 vajza dhe nje djal. Vajza e madhe eshte e diplomuar dhe punon në njeren prej bankve me te mëdha në Europë, dy të tjeret janë student të dalluar.

Most Popular

Recent Comments