Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESORERrezik nga Ministria e Shëndetsisë, keqmenaxhim vjdekjeprues.

Rrezik nga Ministria e Shëndetsisë, keqmenaxhim vjdekjeprues.

Sot, aktivistët e SKV-së kanë mbajtur një aksion simbolik pranë Ministrisë së Shëndetësisë me ç’rast bllokuan hyrjen e kësaj Ministrie me një shirit me mbishkrimin ‘Rrezik’. Në prononcimin për media, aktivisti i SKV-së dhe studenti i Fakultetit të Mjeksisë, Behar Jashari, ngriti shqetësimin e SKV-së për menaxhimin e keq të situatës me pandeminë, numrin e madh të të infektuarve si dhe vdekjet të cilat çdo ditë po rriten.

“Aktiviteti i sotëm besoj nuk ka nevojë për shpjegim. Kjo Ministri është shndërruar në vend të keqmenaxhimit dhe mungesës së kompetencës. Neglizhenca e saj po del të ketë pasoja vdekjeprurëse. Sot, kur po flasim kemi mbi 12 mijë raste pozitive me COVID-19 dhe numri i vdekjeve ka arritur shifrën 488. Me këtë qasje, Kosova shpejt u shndërrua në top vendin me vdekje për 1 milion banorë ku vetëm pak javë më parë ishim vendi i parë në botë në këtë drejtim.”, tha ai.
Po ashtu, pikë shumë me rëndësi për ne studentët është edhe mospërfillja e vullnetarëve në konkursin e MSh-së për inspektorë sanitar.

“Përveç menaxhimit katastrofal të pandemisë, kjo ministri nuk e ka vlerësuar punën e studentëve e mjekëve vullnetarë që ndihmuan pa hezitim e pa pagesë, duke i lënë qindra të tillë ende të papunë e me të vetmen zgjidhje – ikjen nga vendi.”
Qeveria duhet të mbrojë jetën e qytetarëve duke marrë masa dhe duke bërë planifikim për menaxhimin e situatës sipas shembujve nga shumë shtete të Evropës.Jeta e qytetarëve nuk është lojë që Ministri Zemaj ta vë në rrezik nga papërgjegjshmëria e tij.

spot_img

Most Popular

Recent Comments