23 Qershor 2020
Siç raporton Reuters, janë bërë bashkë rreth 20 ish-zyrtar Republican me poste te larta në administratat e Presidentëve Amerikan Ronald Reagan e George W Bush dhe do të dalin e lobojnë për Kandidatin demokrat Joe Biden. Deri në javët e ardhshme kur edhe pritet të bëjnë fushatë kundër presidentit të Partisë së Tyre, pritë t’iu bashkangjiten edhe dhjetëra ish-zyrtar tjerë Republikan.
Zëdhënësi i fushatës së Biden TJ Ducklo tha se po punohet në ndërtimin e një grupimi të gjërë të Republikanëve të pakënaqur më Presidentin Trump.
Sipas tij, një numër i madh i republikanëve janë të tmerruar me punën e Presidentit Trump në politikën e jashtme në katër vitet e fundit.