Tuesday, January 26, 2021
Home KRYESORE Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Bill Barr Prokurori i Përgjithshëm sulmohet brutalishtë në emisionin e Lou Dobbs. Dobbs ne FoxTV e quan Prokurorin gënjeshtar, budalla apo te dyjat bashkë një reagim brutal ndaj deklaratës së prokurorit lidhur me zgjedhjet e nëntorit 2020 për të cilat Barr deklaroi se “Nuk ka fakte që dëshmojnë manipulime tē përmasave që do ta ndryshonin rezultatin final të zgjedhjeve”.

Dobbs pastaj shkoi më tej, duke sugjeruar që Barr ishte “ndoshta i komprometuar”.

Ai akuzoi Barr-in se si “duket është bashkuar me demokratët radikalë, me deep-state dhe rezistencën”, kundër republikanëve dhe Presidentit Trump.

Sulmi brutal ndaj Bill Barr vjen nga Republikanët Trumpist të cilët sulmojnë pa hezitim të gjithë ata zyrtarë të shtetit të cilët Presidenti Trump i kishte emruar dhe i kishte përzgjedhur personalisht duke shpresuar se në situata të tilla sikur kjo e zgjedhjeve presidenciale Trumpistët do t’ia mbanin anën Presidentit Trump dhe do të shkelnin mbi parimet e demokracisë Amerikane gjë që nuk është duke ndodhur.

Most Popular

Recent Comments