Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeBotaEUReset pas 10 vjet Negociatash

Reset pas 10 vjet Negociatash

U bënë 10 vite që nga fillimi i negociatave mes Kosovës dhe Sërbisë nga të cilat përfituan shteti Sërb duke gëzuar të drejtën e Liberalizimit te Vizave dhe fillimit te antarsimit në EU ndërsa për Kosovën këto ishin 10 vitet më të errëta të historisë së saj të re.

Gjate kësaj periudhe u bë ndarja e mbrendshme e Kosovës dhe krijimi i komunave Serbe e cila u quajt Decentralizim, pastaj u nenshkrua krijimi i Zajednices apo asociacionit anti-kushteues e cila në të ardhmen shkon drejt autonomisë dhe pavarsisë Serbe mbrenda territorit te Kosovës.

Te gjitha keto i quan suksese të stabilizimit Europian Miroslav Lajcak dhe bashkëmendimtarët e tij. 

Kështuqë, Albin Kurti nuk duhet të lejoj që negociatat të vazhdojnë në dëm të shtetit të Kosovës por duhet ta koordinoj procesin me Presidentin Biden sepse nën drejtimin e këtyre negociatave nga Europa deri tani i është bërë dëm shumë i madh Kosovës.

Prandaj me te drejt deklaron Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani se negociatat duhet të resetohen që nëse kuptohet drejt ndonëse znj.Osmani do të duhej ta elaboronte më tutje iden e resetimit, por nëse kuptohet drejt Resetimi do të thot Fshirja e Marreveshjeve që jane bërë deri tani dhe Ri-Fillimi i negociatave por paraprakisht duke i përgaditur ato bashkë me Kryeministrin Kurti dhe në koordinim me departamentin e shtetit Amerikan.

spot_img

Most Popular

Recent Comments