Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREReflektimi për krijim të qeverisë? Standard, me gëzim dhe eufori? Apo përtej...

Reflektimi për krijim të qeverisë? Standard, me gëzim dhe eufori? Apo përtej klisheve?!

Shkruan Ragip Rugova,

Ragip Rugova

Një preokupim dhe tension që të mbanë të ngrehur si çarkun e armës për një vit të tërë gjeti epilogun e shumë pritur ditën e sotme. Fitorja u kurorëzua me konstituim të Kuvendit dhe krijim të Qeverisë Kurti 2.
Gjithsesi se bëhet fjalë për një epilog të dëshiruar dhe rreth kësaj nuk ka dilemë fare.

Por ku shkoi gëzimi? Ç’u bë egzaltimi me fitorën e shumëpritur?

Ka shumë punë për tu bërë. Shumë pritje dhe shumë shpresa janë ngritur…

Në fakt fillimi i realizimit, jetsimi i pritjeve është epilogu i vërtetë.

Ka shumë punë, e sfidat janë të panumërta! Kjo të bën më pak entuziast, le më pak vend për gëzim e më shumë të bën të kujdesshëm, të ndrojtur, të rezervuar?!
Si do të del e tëra?
Rezultatet konkrete a do t’i arsyetojnë pritjet dhe shpresat e ngritura qe një kohë të gjatë?!

Kur ka shumë punë për t’u bërë mbetet pak vend për gëzim dhe eufori. S’është dasmë kjo. Është hapur fronti i punës. Ndërkaq jemi vetëm në fillim.

Puna e mbarë dhe suksese Albin Kurti.

Na priftë e mbara.

spot_img

Most Popular

Recent Comments