Tuesday, January 26, 2021
Home KRYESORE Ranking ose Renditja si të bëhet më Mirë për biznesin tuaj!

Ranking ose Renditja si të bëhet më Mirë për biznesin tuaj!

çfarë do të thotë Ranking/renditje?

Shkelzen MYFTARI
Shkelzen MYFTARI

Tech Specialist

– Renditaja dhe Pozicionimi i një faqe në internet në një rezultat kërkimi në webfaqet e kërkimit.

Definimi: Termi renditje (Ranking-anglisht) do të thotë diçka si renditje. Termi renditje shpesh përdoret në lidhje me optimizimin e një faqe në internet. Ajo përshkruan pozicionin aktual të faqeve të internetit në një rezultat kërkimi për një fjalë kyçe specifike. Gjithmonë vlen që sa më mirë të jetë renditja mesatare për fjalët kyçe përkatëse në një faqe në internet, aq më e suksesshme është faqja e internetit.

cilët janë faktorët e renditjes?

Një faktor renditje është një veti e një webfaqeje në internet që mund të ndikojë në vendosjen e saj brenda listave të rezultateve të kërkimit të një webfaqeje kërkimi siç është Google, Bing, Safari, Ecosia, Amazon etj. Faktorët e renditjes mund të lidhen me karakteristikat teknike dhe ato të përmbajtjes së një webfaqeje në internet.

Definimi: Qëllimi është të përmirësojmë renditjen e faqes suaj të internetit në webfaqet e kërkimit ose pozicionin tuaj në rezultatet e webfaqeve të kërkimit.

Për shkak se përdoruesit e webfaqeve të kërkimit gjithmonë kërkojnë informacion të shpejta dhe efikase. Përdoruesit interesohen ndonjëherë vetëm për rezultatet e para të kërkimit në faqen e parë. Pjesa tjetër, d.m.th. gjithçka nga faqja e dytë ose e tretë e rezultateve, dështon ose nuk merr asnjë vëmendje.

Optimizimi teknik i një faqe në internet për webfaqet e kërkimit, veçanërisht optimizimi i kodit burimor ose i teksteve, shpesh ose shumëherë nuk adresohet ose nënvlerësohet nga shumë programer të ndyshëm qe ka të bëjë edhe me vlerësimin e webfaqes ose pozicionimin në webfaqet e kërkimit.

Algoritmet që Google (por edhe motorrët tjerë të kërkimit si Bing, Safari, Ecosia dhe të tjerët) përdorin për të përcaktuar renditjen e faqeve të internetit janë jashtëzakonisht dinamike dhe ndryshojnë vazhdimisht, ndonjëherë edhe disa herë në ditë ose në baza javore.

Cilat janë masat për optimizimin e webfaqeve të kërkimit?

Masat e optimizimit të webfaqeve të kërkimit

  • 1 – Optimizimi i etiketave “Titulli”
  • 2 – Optimizimi i “Metadatave”
  • 3 – Optimizimi i “Titujve”
  • 4 – Optimizimi i “Vegzave/Linqeve”
  • 5 – Optimizimi i “Fotografive”
  • 6 – Optimizimi i “Teksteve”
  • 7 – Optimizimi i “Performancës”

Arritja e renditjeve më të mira në Google, Bing, Safari dhe Co.

  • 1 – Analiza e SEO
  • 2 – SEO online
  • 3 – SEO offline
  • 4 – Kontrollimi dhe rregullimi
  • 5 – Konceptet SEO
  • 6 – SEO e Kapeleve të Zeza
  • 7 – Google AdWords

Të gjitha këto mund ti merrni falas në Mifmedia webfaqe free me plot dashni.

Në javën tjetër – Masat e Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit

  • 1 – Optimizoni etiketat “Titulli”
  • 2 – Optimizoni “Metadata”
  • 3 – Optimizoni “Titulli”
  • 4 – Optimizoni “Vegzave”
  • 5 – Optimizoni “Imazhin”
  • 6 – Optimizoni “Tekstet”
  • 7 – Optimizoni “Performancën”
Shkelzen Myftarihttp://mifmedia.com
Shkelzen MYFTARI është Specialist i Teknologjisë i cili jeton dhe vepron në Gjermani

Most Popular

Recent Comments