Friday, December 3, 2021
spot_img
HomeKRYESORERamush Haradinaj, luan i uritur i luftës apo predator i pangopshëm i...

Ramush Haradinaj, luan i uritur i luftës apo predator i pangopshëm i paqës?!

Shkruan Ragip Rugova,

I nderuar z. R. Haradinaj,

Ragip Rugova

Je kapur për përqindje që ke marrë në zgjedhje si dikush që nuk i ka mbetur gjë tjetër në këtë botë.

Të dëgjova duke argumentuar se nuk mund ta “tjetërsosh” – si thua vet, votën që ke marrë duke e vërë në shërbim të lehtësimit të krijimit të institucioneve nga ata që korrën fitoren në zgjedhje të 14 frorit. Dhe se këtë – le të kuptohet, do të mund ta bëje nëse do të ftohëshe të mirrje pjesë në ndarje të përgjegjësive – si e formulon ti ndarjën e posteve në institucione. Sa i tejdukshëm është ky “argumenti” i “përgjegjësive”. Besnikëria që këmbëngulë se të obligon, duke mbrojtur votën që ke marrë nga votuesit për ta mos tjetërsuar atë, del se lehtësisht do të mund të këmbehej me disa poste rreth truezës së parë të institucioneve të cilat – megjithë “besnikërisë” karshi votuesve – do t’i ndihmoje të krijohen për një copë prē të fitores zgjedhore.

Për ku dhe për çka e do këtë votë që je kapur për te si shpëtim jetë z. Haradinaj?
Në vend se mbështetjën që ke marrë ta shëndrrosh në mundësi për rritje në zgjedhje të ardhshme duke ndihmuar shtetin tënd të krijojë institucionet e shëndosha pas 20 vite bredhje nëpër gjysmë terr, ti porsi pula shkurtpamëse që pos kokrrës së misrit të cilës ia ka qitë syrin, nuk sheh qindra aspekte tjera për rreth.

Një lider i vërtetë në luftë është lider i vërtetë edhe në politikëbërje në paqë. Nuk mund të jesh zemërmadh si luftëtar e zemërvogël si politikan. Nuk mund të jesh luan që luftën e bën barkzbazur për të mirë të popullit, ndërkaq në paqë të vetmën brengë ke të ngopësh barkun tënd. Ose perceptimi për ty si zemërluani në luftë paska qenë i gabuar. Po u dëshmove zemërvogël e barkmadh tani, do të del sheshit se edhe në luftë nuk paske qenë gjë tjetër pos një predator që kqyrë për të ngopur barkun në paqë.

Që të dëshmosh se është gabim ai që mund të mendojë kështu, publikut do ia mbushë mendjën nëse javën që vien nuk e bllokon proqesin e krijim të institucioneve të shtetit. Publikut do ia mbushë mendjën se vendimet tua nuk janë grykëse që mbrojnë një grimë votë prej 7% mbështetje – si pula kokrrën e misrit.

Argumenti yt se nuk e tjetërson votën që ke marrë është llaf i shplatë dhe nuk e mbanë as një pikë ujë. 7%-shi yt nuk është – ashtu si pohon ti, pjesë integrale e 50%-shit tjetër që nuk e votoi listën Kurti&Osmani. Është vetëm një copë, një fragment e kësaj vetëm në dukje gjysme tjetër e cila ‘përballë’ ka një gjysmë të plotë, monolite dhe të pathyeshme pro Kurti&Osmani, prapa të cilës qendron gjysma e popullit që është edhe i yti. 50%-shi tjetër – pjesë e të cilit pohon se je, në vete përmbanë edhe një goxha përqindje sish që në votime dalin për ta rrënuar shtetin tënd dhe timin, lere më që nuk u shkon mendja të ndihmojnë krijimin e institucioneve. 10 ulëse të Listës serbe (LS) në këtë 50% ku ti sheh vetën, me përqindje janë pak më shumë se 7% tuat. Javën e ardhshme në Kuvend të Kosovës, me bojkotim të krijimit të institucioneve do t’i bashkohesh përnime kësaj përqindjëje të LS.

Ç’është e vërteta, këso bashkime çuditërisht ke bërë më herët për të formuar institucionet kur zgjedhëshe ti vet për kryeministër. Por tani ke rastin unik të lahësh në sy të publikut patriotik të vendit. Duke zgjedhur të mos bojkotosh krijimin e institucionit kyç të vendit – presindentës, madje edhe duke votuar kundër, ke rastin të dëshmosh se ke zemër luani në vendimmarrje politike. Jo të luanit që gjyeton prenë për të ngopur barkun e vet dhe të tufës së tij, por të luanit që pandehnim se ishte gjatë luftës së fundit.

I nderuar z. R. Haradinaj,

Mos e bojkoto krijimin e institucioneve të shtetit për të cilin ke dhënë aq shumë edhe vet me familjën tënde të nderuar! Kur ti kishe nevojë për popullin, atëherë kur dy herë të ftuan në Hagë dhe kur të ndalën në Francë për çështje të cilat atë ditë e sot nuk u sqaruan në tërësi, populli – edhe ky 50%-shi “i Kurtit dhe Osmanit”, ishin me ty ditë e natë me mish e me shpirt. Mos ia kthe shpinën popullit tënd duke u bërë pjesë e përqindjës zgjedhore të të LS!

E ke rastin sot, që të mos ekskomunikohesh në tërësi nesër!

Ramush Haradinaj, luan i uritur i luftës apo predator i pangopshëm i paqës?!I nderuar z. R. Haradinaj,Je kapur për…

Posted by Ragip Rugova on Saturday, March 20, 2021
spot_img

Most Popular

Recent Comments