Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREQeveria themeloi Komisionin Ndërministror për Investime Strategjike dhe ka shfuqizuar vendimet e...

Qeveria themeloi Komisionin Ndërministror për Investime Strategjike dhe ka shfuqizuar vendimet e M.SH. për qendrat e karantinës

27 Maj 2020

Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese, (mbledhje elektronike) të 35-të me radhë në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, dhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizim të vendimeve për caktim të hapësirave të karantinës.

Vendimi i parë i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, ka qenë miratimi i vendimit për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike në këtë përbërje:

  • 1. Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kryesuese;
  • 2. Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, anëtar;
  • 3. Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;
  • 4. Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
  • 5. Emilija Redžepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtare;
  • 6. Kryetari i Komunës në të cilën realizohet investimi strategjik, anëtar;
  • 7. Ministri përgjegjës për sektorin në të cilin realizohet investimi strategjik, anëtar; dhe
  • 8. Sami Istrefi, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, anëtar.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që nga data 30 maj 2020 të shfuqizohen vendimet:

  • – Vendimi i Qeverisë nr.01/13 i datës 18/03/2020, me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë është caktuar si hapësirë karantine;
  • –  Vendimi i GNMI MPBAP Nr.140/2020 i datës 25/03/2020, me të cilin është caktuar qendra për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine.
  • Ministria e shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse. Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.
  • – Të gjitha Vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen;
  • Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKShPK-së dhe zyrës së OBSh-së në Kosovë.
spot_img

Most Popular

Recent Comments