Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeBotaEUQeveria Kurti u rrëzua nga Grenell, Mustafa & Veseli

Qeveria Kurti u rrëzua nga Grenell, Mustafa & Veseli

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Sipas raportit të Parlamentit Europian lidhur me dezinformimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme në Ballkanin Perendimor perpiluar nga komiteti për politikë të jashtme del se Qeveria Kurti u rrëzua nga treshja Richard Grenell në bashkëpunim me Isa Mustafēn, Kadri Veselin dhe mediat të cilat fabrikuan opinionin publik në favor të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Treshja e bëri këtë përmes mediave lokale duke tentuar të ndikojnë në opinionin publik dhe duke provuar ta pasqyrojnë Kryeministrin Albin Kurti si anti-Amerikan.

Një nga shumë konstatimet tjera të raportit nxjerrin në pah Cicërimat dezinformuese të djalit të Presidentit Trump dhe senatorit David Pardue të cilët kishin paralajmëruar tërheqjen e trupave Amerikane nga Kosova i cili lajm i rrem mori jehonë ne mediat Shqiptare e që sipas raportit kjo është njëra nga shumë lajmet e rreme në Ballkanin Perendimor.

Lajmet e rreme lidhur me kinse një marrëveshje për njohje nga Serbia vërshuan mediat në Kosovë para takimit akrobatik të 04 Shtatorit në Shtëpinē e Bardhë mes Presidentit Trump, Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Serb Vucic me ç’rast u nënshkrua njē marrëveshje e cila u përdor nga Presidenti Trump vetëm pēr fushatë elektorale fati i së cilës marrëveshje mbetet në sirtar.

Raporti nga parlamenti Europian mbase është Grushti i radhës që po i jepet koalicionit PLAN dhe humbësve si Ric Grenell.

Pas fiaskos së LDK-së në zgjedhjet komunale në Podujevë ky raport do t’ia kthej edhe mē shumë besimin popullit tē Kosovës në fitoren e madhe e të shumëpritur ndaj së keqes.

Zgjedhjet në prag të të cilave gjindemi që tani, do ta dëshmojnë se kush në Kosovë përfaqëson më së miri vlerat e demokracisë Amerikane dhe atyre Europiane.

spot_img

Most Popular

Recent Comments