Friday, January 15, 2021
Home KRYESORE Qeveria Hoti shfuqizohen Reciprocitetin

Qeveria Hoti shfuqizohen Reciprocitetin

Prishtinë, 6 qershor 2020

E drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

Kjo rregullore përcakton fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Dispozitat e kësaj rregulloreje obligojnë: Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Rregullorja përcakton përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Gjithashtu përkufizon se Qeveria ushtron pushtetin ekzekutiv në përputhje dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore. 

Rregullorja e re përcakton  përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga këto ministri:

1.      Ministria e Financave (MF);

2.       Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);

3.      Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS);

4.      Ministria e Mbrojtjes (MM);

5.      Ministria e Infrastrukturës (MI);

6.      Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

7.      Ministria e Shëndetësisë (MSH);

8.      Ministria e Drejtësisë (MD);

9.      Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA); 

10.  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);

11.  Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

12.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS);

13.  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI);

14.  Ministria e Pushtetit Lokal (MPL);

15.  Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK);

16.  Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR); 

Në mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin me të cilin ka konfirmuar vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të vendimeve si në vijim:

1.      Vendimi Nr. 06/15, i datës 23.03.2020, për aprovimin e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2019;

2.      Vendimi Nr. 02/23, i datës 08.04.2020 për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e fuqizimit të sektorit financiar;

3.      Vendimi Nr. 05/26, i datës 23.04.2020 për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan;

4.      Vendimi Nr. 06/26, i datës 23.04.2020 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim;

5.      Vendimi Nr. 07/26, i datës 23.04.2020, për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”;

6.      Vendimi Nr. 08/26, i datës 23.04.2020, për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”;

7.      Vendimi Nr. 01/27, i datës 30.04.2020, për aprovimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021 – 2023;

8.      Vendimi Nr. 03/27, i datës 30.04.2020, për aprovimin e Programit të Borxhit Shtetëror 2021 – 2023.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin me të cilin shfuqizohen Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si në vijim:

  1. Vendimi i Qeverisë Nr. 01/14, i datës 20 mars 2020; 
  2. Vendimi i Qeverisë Nr. 01/20, i datës 31 mars 2020, për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë;
  3. Vendimi i Qeverisë Nr. 01/37, i datës 30 maj 2020 për ndryshimin dhe plotësimin  e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/20, të datës 31 mars 2020, për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Most Popular

Recent Comments