Monday, April 12, 2021
spot_img
HomeKRYESOREQEVERI E PAZAREVE DHE TURPIT

QEVERI E PAZAREVE DHE TURPIT

Skender MUSLIU
Skender MUSLIU

jurist i diplomuar

Bruksel, 4 Qershor 2020

Formimi i çdo Qeverie që ka legjitimitet si rezultat i votave të sovranit dhe që është konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është për t’u përshëndetur dhe përkrahur. Mirëpo formimi i një Qeverie që nuk buron nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarit, është joligjitime dhe antikushtetuese, siç është kjo e Avdullah Hotit, sepse kjo është Qeveri e formuar nga partitë humbëse të zgjedhjeve të 6 tetorit, duke anashkaluar fituesin, rrjedhimisht është në kundërshtim me vullnetin e sovranit. Qytetarët në zgjedhjet e fundit kanë votuar dhe kërkuar një Qeveri  të shpresës një qeverisje ndryshe, me politikan të rijnë, të pakorruptuar, të pashantazhuar, të pastër dhe të pakapur nga sistemi.

Që nga formimi i Qeverisë Kurti, Hashim Thaçi filloi një fushatë të egër  për denigrimin e saj, sepse kjo Qeveri filloi t’ua nxjerr në shesh, jo vetëm Thaçit, por edhe të tjerëve, hajnitë që këta i kishin bërë dy dekada rresht. Duke ditur se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, pas vdekjes së Zotit Rugova, instaluan të keqen, korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar në Kosovë, nga frika se do të kapen nga drejtësia, ata u bashkuan dhe me mjete antikushtetuese, në shkelje të ligjit dhe kundër vullnetit të popullit, rrëzuan Qeverinë e shpresës.

Dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 61 vota për u votua Qeveria Hoti. 

Në çdo shtet normal, kur bëhet investimi i Qeverisë së re duke u votuar në Parlament, bëhet në mënyra të veçanta, në sallë solemne, sepse votohet Qeveria e dalë nga votat e sovranit, kurse dje në Parlamentin e Kosovës kishim një seancë që i ngjante një mbledhje komemorative, me diskurse të pakta dhe të varfra. Prezantimi i programit nga Avdullah Hoti ishte program që LDK-ja kishte propozuar në Qeveritë e mëparshme e që nuk janë realizuar asnjëherë, ishte një diskurs me plotë demagogji, kundërthënie dhe fjalë boshe. Nëse ky zotëri paska patur program që është në interes të vendit, pse atë nuk e paraqiti dhe nuk u mundua t’a realizojë në Qeverinë Kurti,  ku ai ishte zëvendës kryeministër ?!

Karakteristikë e kësaj Qeverie është ajo se u bë me votat e Listës Sërpska dhe që në vazhdimsi do të mvaret nga votat e saj.  Madje Goran Rakiqi, që është edhe kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, ka marrë jo vetëm postin e zëvendës kryeministrit, por edhe të ministrit për Pushtetin Lokal duke u bërë një suparministër, si dhe Dalibor Jevtiq ministër për kthim. Lidhur me prezencën e përfaqësuesve të Listës Sërpska në Qeveri, çdo gjë do të ishte në rregull sepse kështu e parasheh  Kushtetuta e Kosovës, mirëpo vendimet e Qeverisë së Kosovës të varen nga votat e tyre, kjo nuk ka ndodhur, e mbi të gjitha kur dihet se njeriu më i afërt dhe më i besueshëm i Aleksandar Vuçiqit, kryetarit të Serbisë, është pikërisht Goran Rakiqi i cili asnjë vendim nuk e marr pa u konsultuar merr Beogradin. 

Për pjesëmarrjen e Listës Sërpska në Qeverinë Hoti është nënshkruar një marrëveshje e cila nuk bëhet publike, përmbajtja e së cilës duket e dyshimtë, nuk dihet se a është paraparë formimi i « Zajednicës », kushtet e dialogut Kosovë-Serbi, se a do t’i takojë posti i zëvendës drejtorit të AKI-së, posti i zëvendës ministrit të FSK-ës, zëvendës ambasadorë në SHBA dhe shumë të panjohura të tjera. Habitë fakti se vet Avdullah Hoti në zgjedhjet e kaluara pat deklaruar se Lista Sërpska është instrument i Beogradit, kurse tani bënë marrëveshje të fshehta, ku është këtu morali politik?!

Po ashtu vlenë të theksohet që në këtë proces, duke filluar nga rrëzimi i Qeverisë Kurti e deri te formimi i Qeverisë Hoti, jo vetëm që ka luajtur rol të rëndësishëm, por skenarin dhe regjinë e ka bërë vet Hashim Thaçi në cilësinë e presidentit të vendit, që është në kundërshtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij kushtetuese, duke përdorur si mashë dhe pataricë Isa Mustafën, të cilët nuk munden njeri pa tjetrin, sepse ata i lidhë diçka që është mbi politikën.

Hashim Thaçi ka luajtur rol aktiv në gjithë këtë histori të dhimbshme të ngjarjeve të fundit, duke kontrabanduar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përmes  gjyqtarëve që vet ai dhe partia e tij i kanë përzgjedhur, si dhe një  natë para votimit të Qeverisë Hoti, në orët e vona ka shkuar në familjen e deputetit të NISM-ës Haxhi Shala për t’a « bindur », sigurisht përmes presionit, që  t’a votojë Qeverinë Hoti, dhe sikurse rastësisht vota e tij ishte vendimtare edhe pse ai ditë më parë kishte deklaruar se nuk do t’a votojë ketër qeveri.

Këto veprime të presidentit të një vendi janë të papranueshme dhe të papërgjegjshme, që edhe Zonja Viola Von Cramon njëherit edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian i dënoi ashpër.

Kjo Qeveri që varet dhe që nuk mundet pa votat e Listës Sërpska, ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, invalidëve të luftës, përdhunimeve, masakrave dhe gjenocidit, kjo do të jet Qeveri e turpit, Qeveri kukull dhe vazal e patronëve që diktojnë agjendat e tyre të errëta, kjo nuk mund të falët. Kjo Qeveri i ka kthyer në pushtet ata që LDK-ja thoshte se janë e keqja dhe hajnat e Kosovës, çfarë ironie.

Habitë prezenca në Kuvend dhe Qeveri të atyre që luftuar për dëbimin e regjimit serb, sikurse Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Anton Çuni e tjerë, kurse tani bëjnë koalicione dhe votojnë një Qeveri që varet nga ata që ndihmuan luftën kundër qytetarëve të Kosovës, duke përjashtuar partinë LVV e cila fitoi besimin e sovranit, dmth më mirë qenka me Listën Serpska për të vazhduar me avazin e vjetër se sa me Lëvizjen Vetëvendosje që të mos luftohet korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar. 

Qëllimi i kësaj Qeveria është t’ia fuqizojë rolin e Thaçit në bisedimet me Serbinë, që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje me Serbinë, Thaçit t’i mundësohet edhe  një mandat, duke iu shmangur edhe për një mandat Gjykatës Speciale për krimet e supozuara dhe duke i ikur drejtësisë ndoshta edhe për një mandat.  

Në gjithë këtë lojë, PDK-ja për momentin jep përshtypjen se është kundër kësaj Qeverie, gjë që është krejtësisht e gabuar sepse Hashim Thaçi ende menaxhon, mbikëqyr dhe udhëheqë me këtë parti, kjo  duhet të jetë pjesë e skenarit dhe  bëhet për poena elektorale, sepse deri sa Thaçi kontrollon partitë tjera, nuk ka kurrfarë logjike mos t’ia ketë nën kontroll partinë e vet.

Skenari që është përgatitur për destabilizimin e Kosovës, ndoshta edhe do të mund të realizohej, sikur të mos ishte populli, sepse kultura dhe niveli politik i qytetarëve nuk është ai siç ishte më parë, tani populli është vetëdijesuar dhe nuk do të lejon që një grusht njerëz të inkriminuar t’ua shkatërrojë ardhmërinë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments