Friday, May 7, 2021
spot_img
HomeBotaPuçi Ushtarak rrëzon Lideren Fituese në Myanmar

Puçi Ushtarak rrëzon Lideren Fituese në Myanmar

Sot kur po pritej të rifillonte punën Kuvendi i Myanmar, Ushtria ka marrë kontrollin e vendit pas arrestimit të figurave kryesore politike, përfshirë Aung San Suu Kyi.

Në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, partia e Suu Kyi, NLD arriti një fitore dërrmuese, duke marrë 83% të votave, të cilat i dhanë asaj edhe pesë vjet qeverisje.

Partia e Bashkuar e Solidaritetit dhe Zhvillimit e mbështetur nga ushtria fitoi 33 nga 476 vende të mundshme, shumë më pak se sa kishte pritur partia.

Aung San Suu Kyi

Këto ishin zgjedhjet e dyta demokratike pasi Ushtria ishte pajtuar që nga viti 2011 të bashkëqeverisej me parti tjera në vend.

Aung San Suu Kyi pas një periudhe të shkurtër të udheheqjes me shtetin Myanmar thërret për protesta pas arrestimit të saj nga ushtria vendore.

Ajo kishte ardhë në pushtet në vitin 2015 pas disa dekada në egzil dhe arrest shtëpiak.

Në vite e 90-ta ajo kishte thënë që nuk i fton njerëzit në protesta sepse rezhimi ushtarak është shumë i gatshem të vras protestues pa paralajmerim.

spot_img

Most Popular

Recent Comments