Friday, May 7, 2021
spot_img
HomeBotaEUPSE KRIMET E SERBISË ENDE TË PA DENUARA JURIDIKISHT?!

PSE KRIMET E SERBISË ENDE TË PA DENUARA JURIDIKISHT?!

Shkruan: Safet Sadiku

Nga këndvështrimi i shumicës së qytetarëve të Kosovës:

PSE KRIMET E SERBISË ENDE TË PA DENUARA JURIDIKISHT?!

Kërkesë:
Për Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, pas 14 shkurtit 2021!

DETYRË PRIMARE:

  1. TË BËHET APROVIMI I LIGJIT PËR VLERËSIMIN E DËMEVE – PËR GJENOCIDIN DHE KRIMET E SHTETIT TË SERBISË, E CILA I KA SHKAKTUAR KOSOVËS DHE POPULLIT SHQIPTAR NË TË GJITHA FUSHAT GJATË VITEVE 1997-99!
  2. KOSOVA DUHET TË NDJEKË SHEMBULLIN E MALIT TË ZI PËR APROVIM TË LIGJIT:„PËR DËBIMIN E KISHËS ORTODOKSE TË SERBISË NGA KOSOVA“, E CILA POASHTU KJO KISHË ËSHTË PËRFSHIRË NË KRYERJEN E KRIMEVE NDAJ SHQIPTARËVE NË TË GJITHA FAZAT E HISTORISË!

1. Shteti i Serbisë ka kryer gjenocid dhe krime të rënda ndaj gjithë shqiptarëve!
Shteti i Serbisë ka kryer gjenocid dhe krime të rënda ndaj teritoreve shqiptare!
Serbia dhe aparati shtetëror ka kryer krime dhe gjenocid të vetëdijshëm ndaj popullsisë shqiptare të pafajshme!
Dhe Serbia ka bërë krime të rënda në të mirat materiale, pasi ka shkatrruar shumë vendbanime të shqiptarëve; shkatërrim të shkollave, plaçkitje uzinash, shkatërrim të objekteve historike, plaçktije shtëpishë dhe ka shkatërruar edhe shumë e shumë resurse të mëdha natyrore materiale, kulturore!etj.
Për të gjitha këto ka fakte të mjaftueshme! Injorimi i deritashëm i këtyre fakteve ka dëmtuar në shumë procese zhvillimin ekonomik të Kosovës! Prandaj, pyetja që shtohet sot nga shumë qytetarë është: pse krimet dhe gjenocidi i Serbisë ende nuk janë denuar juridikisht, nga të gjitha legjislaturat e parlamenteve të deritashme të Kosovës?!…

2. Në fakt krimet dhe gjenocidi i Serbisë janë të konfirmuara botërisht që kur në Mars 1999 filluan bombardimet e NATOS kundër ushtrisë kriminele të Serbisë!
Por, juridikisht këto krime ende kanë mbetur të pa denuara!
Injorimi i këtyre fakteve që nga viti `99 e deri tani, politikisht është e pashpjegueshme, dhe logjikisht për shumicën e popullsisë shqiptare është e patolerueshme! Nëse në një vend nuk denohet krimineli për krimet e bëra, është e vështirë të mendohet çfarëdo lloj zhvillimi ekonomik dhe satbiliteti politik?!.
Megjithëse kanë kaluar mbi 20 vite pas mbarimit të luftës dhe ende ka shumë plagë të hapura në popullsinë shqiptare të Kosovës, të cilat deri tani janë injoruar publikisht si nga faktori i brendshëm politik ashtu edhe nga ai i jashtëm ndërkombëtar!

A) Ligji i parë do të duhet bërë, për denimin juridik të krimeve dhe gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve!…

3. Kështu që detyrë primare e Parlamentit të Ri të Kosovës, pas 14 shkurtit, do të duhej të ishte: „Denimi juridik i Serbisë për gjenocidin dhe kremet e bëra në Kosovë gjatë luftës në vitet 1997-99!“Aprovimi i këtij ligji do të bënte të mundur kthimin e dinjitetit institucionl të Kosovës! Poashtu për jetësimin praktik të këtij ligji nuk do të duhej të mungonte mbështetja edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare!

B) Ligji i dytë është, për dëbimin e Kishës Ortodokse nga Kosova;

4. Ligji tjetër i rëndësishëm, i cili është urgjent të aprovohet nga Parlamenti i Kosovës është ai për saktësimin e gjithë veprimtarisë së krimeve të „ Kishës Ortodokse të Serbisë në Kosovë“! Konkretisht ligjin: „Për dëbimin e Kishës Ortodokse të Serbisë nga Kosova“! Pikë. Pra, Kosova duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi! Aq më tepër kur dihet se Kisha Ortodokse ka ardhur në Kosovë duke uzurpuar me dhunë kishat tona katolike të të gjithë shqiptarëve! Poashtu pjesmarrja e Kishës Ortodokse në krimet dhe gjenocidin e luftës së fundit në Kosovë, ishte shumë aktive duke qenë në shërbim të forcave kriminale të Shtetit të Serbisë!.

a). Të gjitha objektet fetare të Kishës Ortodokse në Kosovë, me ligj duhet t `i kthehen „Kishës Katolike Shqiptare të Kosovës“!. Kjo e drejtë historike dhe shpirtërore duhet të realizohet një orë e më parë! Kisha Ortodokse ka ushtruar dhunë, krime dhe gjenocid të të gjitha llojeve në objektet fetare të Kishës Katolike dhe poashtu edhe në popullsinë shiqptare. Më e keqja është se kjo dhunë nga Kisha Ortodokse në Kosovë po vazhdon ende edhe sot në forma të tjera, e cila po praktikohet me heshtje, duke ruajtur resurset e grabitura ndaj shqiptarëve si pronë të veten!

b). Pasi Parlamenti i Kosovës të aprovojë këto dy ligje të rëndësishme, do të ishte e rrugës të krijonte një komision jo vetëm parlametar, por gjithëpërfshirës, duke llogaritur edhe shumë pjesëmarrës të huaj, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve të luftës së viti 1997-99!
c). Një parallogaritje paushalle e dëmeve vetëm ekonomike, të formës elemetare dhe ekzistenciale kapin shifrën nga 100-200 miliardë euro! Sigurisht se nëse Serbia do të pranonte që për krimiet e bëra, si hap i parë të bënte kërkim falje ndaj popullit shqiptar, si shenjë për marrjen e përgjegjësisë dhe detyrimeve ndaj dëmeve të shumta përballë Kosovës dhe shqiptarëve, dhe për të filluar një fqinjësi të mirëfilltë, atëherë institucionet e Republikës së Kosovës do duhej të reflektonin pozitivisht duke ndjekur disa nga shembujt më të avancuar të modeleve ndërkombëtare! Por, Sebia të paktën deri tani ka dëshmuar se nuk është e gatshme të ndërpresë krimet ndaj shqiptarëve, por vazhdon ta luajë: „rolin e viktimës duke bërë punën e xhelatit“!

  1. Vetëm pas aprovimit të këtyre ligjeve dhe pas kërkim faljes nga Serbia, atëherë do të mund të medohej rifillimi i të ashtuquajturit; „Dialog me Serbinë“! Ndryshe në të gjitha variantet, çfarëdo formë e injorimit të këtyre fakteve me Serbinë askush kurrën e kurrës nuk do të ketë sukses, sepse Serbia do të vazhdojë të tallet me viktimen e vetë Kosovën, duke eksplatuar vazhdimisht me të gjitha mjetet, të gjitha resurset tona ekonomike , siç ka bërë deri tani , edhe pas mbarimit të luftës!

C) Ligji për luftimin e korrupcionit dhe ligje të tjera për zhvillim ekonomik!;

  1. Pas aprovimit të dy ligjeve të para vijnë më pas ligje të tjera; „Ligji për luftimin e korrupsionit“, dhe „Ligje të tjera për zhvillim ekonomik „ ,të cilat „de fakto“do të kenë logjikën e zbatueshmërisë! Por, nëse nuk denohet krimi dhe gjenocidi, dhe aq më keq kur dihet se ky faktor politik serb, i cili udhëheqet nga Serbia dhe është i kriminalizuar, dhe deri tani ka zë vend kyç nëpër institucionet e Kosovës, dhe nëse atëherë nuk do të ndodhin ndryshime rrënjësore pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, vështirë se do të arrihen rezultatet e pritshme, të cilat do ta rikthenin dinjitetin e Kosovës dhe rimkëmbjen e ekonomisë së saj!…

Sqarim:

Parlamenti i Kosovës në legjilatuarat e kaluara ka bërë lëshime të pafalshme, sidomos që kur ju është kërkuar votimi i të ashtuquajturës: „Gjykatë Speciale“ , dhe nuk e ka kushtëzuar veprimtarinë e kësaj gjykate edhe për denimin juridik të Serbisë dhe të serbëve , si dhe aprovimin e të dy ligjeve të theksuara më lartë! Kjo gjykatë së pari do të duhej të ishte e paanshme, dhe jo të merrte vendime vetëm për ngritjen e aktakuzave ndaj palës shqiptare ose përfaqësuesve të lartë të Shtetit të Kosovës! Në ndërkohë, që kriminelët e Serbisë shetisin lirshëm nëpër Kosovë, tashmë të rehahbilituar! Faktet në këtë drejtim janë të mjaftusheme!.

Previous articleJavascript
Next articleDy Drenicat!
spot_img

Most Popular

Recent Comments