Monday, March 8, 2021
Home Bota EU PSE DUHET TË VOTOHET VJOSA OSMANI DHE ALBIN KURTI!

PSE DUHET TË VOTOHET VJOSA OSMANI DHE ALBIN KURTI!

Safet Sadiku

…Mos harroni, 14 shkurti po vjen!…

Shkruan Safet Sadiku

Për herë të parë në historinë e pasluftës në Kosovë në zgjedhjet nacionale kemi dy figura politike të gjeneratës së re, të cilat konfirmuan se prioritet kanë parimet demokratike në interes të vendit, para të gjitha interesave personale!

1. Guximi i Vjosa Osmanit për ta përkrahur hapur liderin e VV z. Albin Kurtin në momente të caktuar, pasi Kurti me të drejtë ishte pozicionuar në mbrojtje të intersave të shtetësisë së Kosovës, është një kulturë e re në historinë e demokracisë së Kosovës!
a).Kjo Kulturë ka thyer mitete e pazaeve të ish liderëve se ata vendosin për të tëra, dhe se të tjerët në strukturën e partisë duhet të dëgjojnë!
b). Për dallim nga Lut Haziri, i cili deklaronte në studio televizive (RTVD),se :“Serbisë duhet me i dhënë diçka për t’na njohur“!? Vjosa Osmani brenda LDK-së mbajti qëndrim krejtësisht të kundërtë duke thyer mitet e partisë!Në këtë mënyrë Luta po bënte punën e shefit të tij Isa Mustafës. Siç dihet ky ishte qëndrim zyrtar i LDK-së dhe Isa Mustafës për të kënaqur sa më shumë epshet e Serbisë!
c). Pra, kundër këtyre qëndrimeve u distancua hapur dhe prerë znj. Vjosa Osmani si askush deri më tani, jo vetëm brenda këtij subjekti, por nuk ka edhe asnjë model apo shembull tjetër të ngjajshëm edhe nga subjektet e tjera. Prandaj, Vjosa Osmani e meriton votën e qytetarëve njëlloj si Albin Kurti!

2. Vjosa Osmani për herë të parë, u distacua hapur nga të gjitha pazaret politike të (ish)shefit (të sajë)dhe njëherit shefit të LDK-së Isa Mustafa, i cili për të satën herë para fushate ishte tjetër njeri dhe pas fushate ndrronte në 360 shkallë duke shkelur çdo normë të votuesve të tij!.

3. Vjosa Osmani u distacua fuqishëm nga një milarder(i korruptuar), siç është Isa Mustafa, në momentin vendimtar duke mos pasur frikë , se po humbaste postet e larta që i kishte arritur në strukturat e LDK-së!.
a). Vjosa Osmani me këto qëndrime për herë të parë në elitën politike po promovon një mentalitet të ri me parime, që prezantimi dhe përfaqësimi i shtetit të bëhet denjësisht!(Vetëm me një vizitë zyrtare në Buruksel për herë të parë Flamuri i Kosovës ishte prezent, sjllje dhe fakt ky, që fillon demantimin dhe defunksionalizimin e gjashtë pikave të Ban Ki Munit!?).

4. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po përcjellin një mesazh pjekurie dhe respekt për vlerat e demokracisë në Kosovë, sepse ata te dytë dhe subjektet e tyre janë shumë të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që Kosova të avancojë në proceset e ardhshme integruese në „NATO“,“BE“ dhe institucione të tjera!.
a). Këtë gadishmëri ata e nënshkruan përmes një marrveshje bashkëpunimi, bazuar në parime, pa kushte dhe parakushte dhe kushtëzime pazaresh, siç ka ndodhur në 20 vjetëshin e fundit të pushtetarëve dhe pushteteve të korruptuara në Kosovën tonë!. Ata pa u stërgjatur dëshmuan se pavarsisht bindjeve të ndryshme, parimet etike dhe zhvillimi i vendit janë mbi të gjitha. Kjo frymë po konfirmohet për herë të parë në Kosovën e pas luftës!.Kjo frymë po kuptohet shumë qartë dhe me modesti edhe nga qytetarët, nga elektorati!

5. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po përballojnë sulme nga më të ultat, linçime, sabotime nga shumë grupe interesi dhe individët e ndryshëm; llafazanë mediash nëpër studio për çdo mbrëmje, që jetojnë ende gabimisht nën diktatin dhe urdhërat e shefave të tyre, të cilët zbatojnë shumë hapur planet e Serbisë!
a).Përballë këtyre akuzave dhe një propagande intezive që ju bëhet, ata përsëri po japin mesazhin tjetër edhe më të thellë-mesazhin e paqes!. Nuk po bien pre e këtyre akuzave, dhe nuk po japin as më të voglin sinjal hakmarrje! Zabatojnë parime për konkurencë në demokraci, zabatojnë norma për kërkesën e ndërtimit të shtetit ligjor, për të cilat Kosova ka shumë nevojë!

6. Fushata elektorale e znj. Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ose e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, po dëshmon se Kosova do të gjejë adresat e duhura në institucione të BE-së për të thithur fonde të nevojshme në shumë projekte ekonomike, „pra edhe për pastrimin e ajrit të ndotur të Kosovës“, e cila ndotje, siç dihet vjenë nga industria, por deri tani qeveritë e kaluara në këto adresa nuk kanë pasur qasje dhe fatkeqsisht nuk kanë bërë asgjë?!.

a). Znj. Vjosa Osmani në listën e kandidatëve të saj për deputetë ka afruar personalitete të reja, të konfirmuara në fuasha të ndryshme. Ka afruar edhe bijën e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvallën , e cila praktikisht dhe simbolikisht përfaqëson edhe familjet e dëshmorëve, të cilët nga `viti 81 e këndej sakrifikuan të tëra për këtë ditë, që Kosova të ketë demokraci, liri, të jetë shtet ligjor, e cila poashtu edhe znj. Donika ka një potecial intelektual të mirëfilltë (me përvojë nga mërgata)e dëshmuar qysh në moshën e saj të re, si zë i fortë i mbrojtjes së Luftës së Kosovës etj.
b). Poashtu edhe z. Albin Kurti në listën e deputetëve të VV ka futur z. Avni Deharin(babai i Astritit dhe Arbnorit),i cili është poashtu një intelektual i mirëfilltë dhe me përvojë të gjatë jetësore në aktivitete atdhetare(me përvojë edhe nga mërgata), një prind, i cili u sprovua direkt me egërsinë e udbashëve që veprojnë në brendësi të institucioneve të Kosovës!

7. Prandaj këtë herë qytetarët tanë të Kosovës kanë ku të votojnë dhe kë ta votojnë!. Konkurentët për deputet në këto dy subjekte të udhëhqura nga Vjosa dhe Albini e meritojnë ta kenë shansin për ta udhëhequr Kosovën,(me votën tonë) që shpresën për të ardhmen tonë do ta jetësojnë çdo ditë me shembuj pune në praktikë të dëshmojnë për një shtet ligjor, në Kosovën tonë demokratike!…Mos harroni, 14 shkurti po vjen!…

Most Popular

Recent Comments