Monday, April 12, 2021
spot_img
HomeKRYESOREProtesta paqësore

Protesta paqësore

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, sot mbajti protestën e paralajmëruar paqësore për shprehjen e moskënaqësise ne mospërfshirje ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikes se Kosovës. Protesta pikënisjen e kishte nga Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, pastaj duke vazhduar deri ne qendër te kryeqytetit, konkretisht ne Rr. Agim Ramadani, ku ishin prezent afro 70 kamionë së bashku me ekipet e largimit dhe grumbullimit te mbeturinave dhe stafin udhëheqës te kompanisë.

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë

24 orë shërbim te largimit te mbeturinave

Protesta gjatë gjithë kohës u monitorua nga Policia e Kosovës, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, publikisht falenderon Policinë e Kosovës te cilët u kujdesën qe gjithë ecuria e protestes te realizohej në mënyre te qetë dhe pa ndonjë problem.

Po ashtu, kompania falenderon edhe punëtorët të cilët gjatë gjithë kohës ruajtën qetësine dhe respektuan masat parandaluese të virusit Covid 19, po ashtu këta punëtor nuk kursyen as shëndetin e tyre gjatë 24 orëve duke u ofruar qyetarëve shërbim te largimit te mbeturinave ne parandalimin e ndonjë epidemie tjetër, te cilët ishin heronj krahas punëtorëve shëndetësor.

Në protesstë po ashtu pjesëmarres ishin edhe kompanitë tjera te menaxhimit te mbeturinave ne nivel te Kosovës.

Mbesim ne pritje te përgjigjes dhe reflektimit pozitiv nga ana e Qeverisë se Republikes se Kosovës, e cila do duhej qe këtë pako t’a rishikonte edhe një here dhe mos te anashkalohen puntorët qe mirren me menaxhimin e mbeturinave te cilët çdo ditë po rrezikohen nga Virusi Covid 19 ne kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave te cilët po ashtu janë heronj te vërtetë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments